Bashkë me grupin e tredhur të socialistëve, edhe disa deputetë të "opozitës së re" bashkuan votat e tyre pro ligjit të censurës së Edi Ramës mbi mediat.
Ndërsa grupi i PS u vu në rresht pa asnjë pikë dinjiteti (shumë prej tyre deri para 6 viteve protestonin ndaj dhunimit të fjalës së lirë), një pjesë e mbetjes së listës së opozitës që hyri në Kuvend, të gjithë personazhe pa identitet politik, ngritën kartonat kundër lirisë së shtypit.
Deputetët e emëruar që votuan pro ligjit të censurës:
1- Majlinda Halilaj PD
2- Eugen Bojaxhiu LSI
3- Ediola Braha LSI
4- Ramazan Gjuzi LSI
5- Selami Jenishehri PD
6- Aurora Mara LSI
7 Ervis Meco PD
8- Nimet Musaj LSI
9- Edmond Stojku LSI
Mes tyre shquhet Majlinda Halilaj, e cila u bë e famshme me fjalimin e saj të kopjuar që nuk arrinte ta lexonte dot në sallën e Kuvendit, duke u shndërruar në personazh humori me nofkën "Kërpërata".
Nëntë emrat e mësipërm, që sigurisht nuk do të mbahen mend për asgjë në historinë politike të Shqipërisë, do të mbeten të regjistruar në një nga aktet më të rënda që regjimi i Rilindjes ndërmori ndaj mediave. ©lapsi.al