Flash

Festa e Krishtlindjeve bën bashkë Kim dhe Beyonce, çfarë ndodh mes dyshes

Lapsi.al 19 December 2019
Festa e Krishtlindjeve bën bashkë Kim dhe Beyonce, çfarë

Beyonce dhe Kim Kardashian ishin të dyja të ftuara në festën e Krishtlindjes të Lorraine Schwartz’s në Blind Dragon, West Hollywood të hënën mbrëma. Mbretëresha e muzikës, ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës, dhe këndonte bashkë me të ëmën e saj, Tina, të cilën e kishte marrë me vete. Ajo dukej super në formë me një fustan me print leopardi, dhe kishte gjithë vëmëndjen e botës, të paktën deri kur mbërriti Kim Kardashian. Kjo e fundit ishte veshur me një bust me lëkurë krokodili dhe një fund të shkurtër ngjyrë kafe, po lëkurë. Pavarësisht marrëdhënies sipërfaqësore që ka me Beyonce-n, Kim u sigurua që t’ju fliste të gjithëve në festë. Hatërmbetjet nisën që kur Kanye u martua me Kim në 2014-n. Fakti që çifti i famshëm Beyonce-Jay Z, mungoi në dasmë, e mërziti shumë reperin Kanye. Por burime pranë tyre sqaruan më vonë se ata u justifikuan me faktin se nuk e kishin mirë marrëdhënien në çift, por në fakt e vërteta është se Bey nuk e ka aspak qejf Kim-in. Ndërkohë sa i përket miqësisë së Kanye West dhe Jay Z, dyshja duket se i ka lënë pas hatërmbetjet. Ata u takuan në festën e 50-vjetorit të lindjes të Diddy-t dhe dukeshin të buzëqeshur, duke shtrënguar duart dhe madje pozuan për disa foto miqësore.

 

 

 

Të këshilluara

Merret vendimi me burg për reperin

Reperi Tekashi 6ix9ine u dënua me dy vite burg për krimet e tij gjatë periudhës kur ishte pjesë e një bande kriminale dhe të dhunshme. Reperi, emri i vërtetë i ...

11:22

Ndahet nga jeta aktori Kenny Lynch

Aktori dhe këngëtari me famë botërore, Kenny Lynch ka vdekur në moshën 81-vjeçare. Ai ishte më i njohur për rolet në ekran dhe në shfaqjet televizive përfshi...

11:05

Ndahet nga jeta aktorja shqiptare

Fatkeqësisht aktorja Mira Minga është ndarë sot nga jeta në shtëpinë e saj në SHBA ku jetonte prej 19 vitesh. Me lajmin e hidhur na njohu mikesha dhe kolegia e ...

18:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI