Flash

Fatma tregon si reagoi kur mori vesh se do bëhet nënë

Lapsi.al 19 December 2019
Fatma tregon si reagoi kur mori vesh se do bëhet nënë

Fatma Methasani është në pritje të ëmbël e së shpejti ajo dhe Alfio do bëhen prindër të një djali.

Në një intervistë për “Bordo”, Fatma ka treguar momentin kur mësoi se ishte shtatzënë dhe se si ia tha Alfios lajmin e ëmbël.

“Sigurisht që nuk e besova! Ishte diçka e papritur për të dy, por e dëshiruar nga të dy. Në letrat e bukura të dashurisë që më shkruan, Alfio shprehte gjithmonë dëshirën për një bebush. Unë fillova të qaja, isha vetëm, nuk e ndava me askënd sepse doja të sigurohesha. Isha shumë e lumtur, por edhe e shokuar në të njëjtën kohë“, tregoi Fatma.

E pyetur si ia tregoi Alfios, Fatma u përgjigj: “Në mënyrën time, aspak normale. E solla me shpejtësi të frikshme në shtëpi duke e gënjyer që isha sëmurë. Në shtëpi nuk gjeti Fatmën e sëmurë, por një kuti të vogël me lajmin e madh brenda dhe një palë këpucë bebesh. Nuk  do ta harroj kurrë fytyrën e Alfios dhe sytë gjithë lot. Unë aty kuptova sa më lumturon lumturia e Alfios“.

Të këshilluara

Stresi: Kam shumë turp t'i flas një femre

Stresi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” për të folur për qytetin e tij të lindjes, Tropojën. Ai është pyetur nga moderatorja se si ai i nga...

13:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI