Flash

Detaji tronditës nga vrasja e dyfishtë në Patos/ Autori i krimit kundërshtonte lidhjen e motrës së tij me viktimën

Lapsi.al 19 December 2019
Detaji tronditës nga vrasja e dyfishtë në Patos/ Autori i krimit

Zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e dyfishtë në Patos. Ngjarja e rëndë ndodhi në poliklinikën e këtij qyteti.

Autori i krimit, Martin Skëndaj, 22 vjeç, kishte shkuar brenda në qendër shëndetësore për t’u sqaruar me një nga viktimat, Manol Rapaj, ku ky i fundit ishte i dashuri i motrës së tij. Pasi kanë debatuar verbalisht, i riu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Rapajt, si dhe shokut të tij Elis Kapaj.

Ky i fundit humbi jetën në vend, ndërsa Rapaj pak minuta më vonë në spitalin e Fierit.

Motra e autorit të dyshuar, më herët kishte qenë e martuar dhe pasi ishte divorcuar kishte nisur një lidhje me një nga viktimat, gjë për të cilin Martin Skëndaj nuk pajtohej. 22-vjeçari u arrestua nga policia pak pas krimit, ndërsa priten detaje nga dëshmia e tij para grupit hetimor.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/12/patosi.mp4"][/video]

Të këshilluara

Atentat me armë në Patos/ Dy të vrarë

Dy persona u qelluan per vdekje ne Patos. Policia e Shtetit jep informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur sot në mesdite. Autori i identifikuar si Martin ...

12:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI