Flash

45-vjeçari gjendet i vrarë në Korçë, të afërmit japin detaje tronditëse

Lapsi.al 19 December 2019
45-vjeçari gjendet i vrarë në Korçë, të

45-vjeçarit Flamur Duci u gjet skt i vrarë pranë lokalit të tij në Korçë. Të afërmit kanë dhënë detaje tronditëse për ngjarjen.

Sipas familjarëve, viktima është goditur me thikë afër zemrës nga persona ende të paidentifikuar dhe se ka plagë që dyshohet të jenë shkaktuar edhe nga lëndë djegëse (benzinë), pasi është tentuar që t’i vihet zjarri.

“Oh ç’i kanë bërë. E kanë bërë me nge. E kanë çarë me thikë dhe i kanë djegur kokën. Pupu ç’i kanë bërë. I vuajtur tërë jetën. Në 6 të mëngjesit e kanë vrarë. Trupi ishte jashtë marketit, ishte çarë me thikë. Besoj se është hasmëri që e kanë goditur me thikë dhe e kanë djegur”, tha për News 24 një nga të afërmet që qëndron jashtë morgut të spitalit të Korçës.

Mësohet se 45-vjeçari, baba i dy vajzave, është i divorcuar dhe se jetonte vetëm prej disa vitesh.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të krimit, ndërsa po heton në pistën e grabitjes, por edhe të konflikteve brenda familjes.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI