Flash

Video e re/ Meta tregon krimet kushtetuese të Dvoranit

Lapsi.al 18 December 2019
Video e re/ Meta tregon krimet kushtetuese të Dvoranit

Me disa kohë vonesë pasi kishte premtuar, dhe vetëm pasi bëri denoncimin në prokurori të gjyqtarit të Lartë Ardian Dvorani Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot, videon e dytë denoncuese, me shkeljet e mëdha ligjore të Kryetarit të KED.

Pasi numërohen një nga një të gjitha krimet kushtetuese që nuk ia njeh ligji, por që Dvorani i ka bërë më kokë të tij, presidenca nxjerr konkluzionin: Dvorani nuk ndjek "Rrugën e Kushtetutës, por Rrugën e Partisë".

Zbulohet raporti/ Si tentoi Dvorani të fuste në kurth Metën

“Të dashur qytetarë, - shkruan Meta. - Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju.”

Profil/ Ardian Dvorani, gjyqtari i tre regjimeve, që shkaktoi krizën e tanishme kushtetuese

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/802746376815861/

 

VIDEO e pare publikuar nga Presidenti Ilir Meta në Facebook

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI