Flash

Sot Hana mbush 1 vjeç, Loredana shprehet se ka qënë një vit i vështirë

Lapsi.al 18 December 2019
Sot Hana mbush 1 vjeç, Loredana shprehet se ka qënë një

Ditën e sotme vogëlushja e Loredanës dhe Mozzik, feston ditëlindjen.

Hana mbush 1 vjeçe dhe në një ditë si kjo ajo ka marrë urimin më domethënës nga nëna e saj.

Loredana ka publikuar në Instagram, një foto të vogëlushes dhe në përshkrimin e saj hap zemrën në kuptimin e plotë të fjalës.

Ajo tregon se ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi u përball me humbjen e të atit, sëmundjen e së ëmës dhe ndarjen nga Mozzik.

“E pabesueshme, nuk ishte një vit i lehtë!

Si ishte jeta ime si këtë vit? Nëna ime ishte me kancer por për fat të mirë e mposhti atë.

Babi ndërroi jetë kur unë isha në media sepse dyshohesha se kisha mashtruar.

Babai me të vërtetë u prek, e pas kësaj erdhi ndarja nga Mozzik.

A duhet të vazhdoj të tregoj?

Një vit i trishtuar, por në të njëjtën kohë viti më i bukur që mund të kisha ndonjëherë sepse ti Hana ekziston.

Shpesh mendoj nëse po bëj gjithçka siç duhet, apo nëse ia vlen të fitoj kaq shumë para? Ndoshta nuk më duhen miliona, por janë të nevojshme për të përballuar jetën çdo ditë.

Ndoshta edhe ju mund t’ju ndodhë që të martoheni, të bëheni me fëmijë dhe më pas të mbeteni vetëm me të.

Por çfarë do të ndodhte nëse ju do të vareshit nga paratë e bashkëshortit?

Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të martohesha, do të ndahesha dhe do të përfundoja si një nënë beqare, por a doni të jem e sinqertë? Unë mund ta menaxhoj atë lehtësisht, unë punoj dhe përdor çdo sekondë që kam me Hanën.

Prandaj, gëzuar ditëlindjen Hana,

nuk kam nevojë për asgjë kur të kam ty”, shkruan Reperja.

 

Të këshilluara

Dafina pozon topless nga ishujt Maldive

Njësoj si një vit më parë Dafina sëbashku me mamanë dhe motrën ndodhen në ishujt e parajsës, Maldive. Përvecc bukurisë natyrore si Maldive, këngëtarja ka mendua...

15:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI