Flash

Salianji flet pas dënimit nga Gjykata: Prokurorët i shërbejnë mafias, gjyqtari i shërben PS-së. Vendimi shkon në Strasburg

Lapsi.al 18 December 2019
Salianji flet pas dënimit nga Gjykata: Prokurorët i

Ish deputeti i PD-së ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për ta dënuar atë me 1 vit burg për të ashtuquajturën dosja "Babale". Sipas Salianjit gjyqtari që dha këtë vendim i shërben PS-së, ndërsa prokurorët i shërbejnë mafias.

“Sic ishte e pritshme, një vendimmarrje dhe pretencë e vendosur shumë kohë më parë. As për sy e faqe nuk pritën. E pabazuar në ligj, prova dhe fakte por vetëm në dëshirën e kryeministrit, dhe në karrierën e gjyqtarit, anëtarin e bandës së Lushnjës. Ky vendim i shërben vetëm karrierës së tij pasgjyqësore që i shërben shokëve të tij të partisë. Ka disa shkelje të qarta, po ky gjyqtar në një çështje tjetër u tërhoq për konflikt interesi.”-tha Salianji.

Ish-deputeti i u shpreh se prokurorët që kërkuan 1 vit e gjysmë burg për të, megjithëse nuk i përmendi me emër, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, janë futur në llucë për t’i shërbyer mafies.

“Nuk ka mafie, llucë e llumë që më ndalin dhe më izolojnë dot. Kanë tërhequr një llucë të tillë dhe kontrollojnë prokurorë duke i shërbyer mafies. Më bën të privilegjuar që jam në 50 gjyqe me PS. Kam fakte që do t’i bëj publike në ditët në vijim. Parashikimi i kryeministrit ishte i saktë për të intimiduar opozitën, nuk ka asnjë diskutim se drejtësia e vjetër dhe llumi do të demontohen.”-tha ai.

Salianji gjithashtu tha se vendimi do të apelohet, deri në Strasburg nëse është e nevojshme: “Së pari, është apeli, dhe ndjekja hap pas hapi në çdo instancë, ndërsa nëse vijohet me këtë situatë do të shkojmë në Strasburg. Gjyqtari, mik me Xhafajn. Kemi kohë për të folur edhe për skandale të tjera.”-tha ai.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër (VIDEO)

Një person ka humbur jetën sot në një aksident që ka ndodhur në aksin Shkodër-Muriqan. Policia tha se viktima ka qene drejtuesi i nje motociklete dhe ka humbur ...

16:06

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI