Flash

Rama: Thumana do jetë shembull, s’do ngjajë me zonën e degraduar të para 26 nëntorit

Lapsi.al 18 December 2019
Rama: Thumana do jetë shembull, s’do ngjajë me zonën e

Edi Rama premtoi nga foltorja e Kuvendit se në vitin 2020 Thumana do të jetë një shembull, që do të rrezatojë fuqinë e vizionit, sa i përket pikëpamjes urbane.

Duke bërë një bilanc të familjeve të akomoduara deri më tani, pasi janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, kreu i qeverisë tha se shumë shpejt do të shihen filizat e parë të procesit të rindërtimit, prej ku do të fillojë të bëhet dhe dallimi i madh mes të djeshmes dhe të ardhmes për të gjitha familjet e prekura.

Pjesë nga fjala e Ramës në Kuvend: 

Unë nuk e di nëse dikush e kishte imagjinuar se qeveria shqiptare do të arrinte të bënte atë që bëri, në kushtet e një befasie të jashtëzakonshme, ku mijëra njerëz u gjendën në rrugë, pa strehë. Në Shqipëri ka pasur fatkeqësi natyrore shumë më të lehta dhe njerëzit janë kalbur rrugëve, nëpër çadra, janë harruar dhe faktikisht u është dashur një kohë e tejgjatë për të rimarrë veten.

Në më pak se 10 ditë mbi 13 mijë persona janë akomoduar. 4132 njerëz të kategorive të ndryshme sociale janë akomoduar në hotele, që për standardet e Shqipërisë janë hotele luksi, me të gjitha shërbimet si të ishin turistët gjermanë apo norvegjezë të ardhur këtu dhe me të gjithë përkujdesjen shëndetësore.

Janë akomoduar në shtëpi të reja të gjithë familjarët e viktimave. Si asnjëherë më parë të gjitha forcat janë bashkë në një tryezë, të gjithë aktorët e nevojshëm për të çuar përpara një proces rindërtimi, prej ku të dalim më të fortë, duke bërë transparentë të gjitha burimet. Shumë shpejt do të fillojnë të shihen filizat e parë të procesit të rindërtimit, dallimi i madh mes të djeshmes dhe të ardhmes për të gjitha këto familje, shumë shpejt do shihet transformimi tërësor urban dhe social, që nga plaga e krijuar në Thumanë deri te shtëpia më e largët e familjes që është në rrezen e përcaktuar nga kufijtë e gjendjes së jashtëzakonshme.

Me një grup arkitektësh të huaj dhe shqiptarë do të vijojë puna intesivisht për të garantuar që zonat e reja, ku do ndërtohet, të jenë shembuj transformues. Thumana e nesërme nuk do të ngjajë në asgjë me Thumanën e para 26 nëntorit dhe banorët e Thumanës nga banorët e një zone të degraduar nga pikëpamja urbane. Do jetë një shembull që do të rrezatojë fuqinë e vizionit. Do jemi këtu në 2020 kur do t’i shihni të verifikuara.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI