Flash

Protesta për ligjin kundër mediave online, AMA bëhet RAMA

Lapsi.al 18 December 2019
Protesta për ligjin kundër mediave online, AMA bëhet RAMA

Nga AMA është bërë RAMA. Bëhet fjalë për tabelën informuese të zyrave të Autoritetit të Mediave Audiovizive, e cila me ligjin e ri që pritet të miratohet sot në Kuvend merr kështu edhe atributet e një  gjykate që do të caktojë gjoba apo do të marrë vendime për mbylljen e mediave online në Shqipëri. Heqja e gërmës A për t'u zëvendësuar me gërmën R, është bërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile dhe të mediave që protestojnë kundër ligjit, i cili synon të vërë nën kontroll portalet. Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, Rama nuk dha asnjë shenjë tërheqjeje nga ligji, i cili është kundërshtuar gjithashtu nga më shumë se 30 organizata ndërkombëtare të mediave, por edhe nga Këshilli i Europës.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër (VIDEO)

Një person ka humbur jetën sot në një aksident që ka ndodhur në aksin Shkodër-Muriqan. Policia tha se viktima ka qene drejtuesi i nje motociklete dhe ka humbur ...

16:06

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI