Flash

Paketa “anti-shpifje” shkon sot në Kuvend, maxhoranca thirrje për miratimin e saj

Lapsi.al 18 December 2019
Paketa “anti-shpifje” shkon sot në Kuvend, maxhoranca thirrje

Sot pritet të kalojë në seancën plenare për miratim  paketa e njohur si paketa e  “anti-shpifjes”. Kjo lëvizje e re e maxhorancës është kundërshtuar  nga mediat dhe gazetarët, të cilët kanë pohuar se nuk ka nevojë për ligje ekstra, por kanë këmbëngulur, që mediat elektronike duhet të aplikojnë parimin e vetërregullimit.

Partia Demokratike ka organizuar disa tryeza me ekspertë për këtë çështje, ndërsa veprimin e qeverisë e kanë cilësuar si një akt kundër fjalës së lirë.

Por, pretendimet e ngritura nga shoqatat e mediave dhe nga  vetë gazetarët, kanë marrë menjëherë përgjigjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se  kjo paketë është përpiluar me ndihmën e OSBE, por edhe nga ekspertë nga Vjena e Austrisë. Gazetarët sot kanë paralajmëruar një protestë para Kuvendit me qëllim kundërshtimin e kësaj paketë, të cilën e shohin si veprim arbitrar kundrejt medias dhe lirisë së shprehjes.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi dje deputetët që  mbështesin miratimin e kësaj pakete.

Të këshilluara

Mihal Kokëdhima dënohet me 1 vit burg

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 1 vit burg Mihal Kokëdhimën pronarin e restorantit në Porto Palermo të Himarës, i cili sulmoi turistët spanjollë. Ai akuzohej p...

17:13

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI