Flash

Njerëzit po vënë bast që reperi do të qajë kur të marrë dënimin

Lapsi.al 18 December 2019
Njerëzit po vënë bast që reperi do të qajë kur

Reperi Tekashi 6ix9ine, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, u arrestua vjet sepse ishte pjesë e një bande kriminale. Këto ditë, do të marrë vendimin e gjykatës. Çështja e tij është përfolur gjerësisht sepse ka spiunuar çdo njeri që njihte, i ka dhuruar të dashurës një orë për ditëlindje, edhe pse ishte në burg dhe tani, sepse besohet se do të qajë kur të marrë dënimin.

Në sportsbetting.ag, njerëzit po vënë baste mbi kur do të fitojë lirinë reperi, sa do të dënohet dhe a do të qajë kur të dëgjojë vendimin.

Koeficentët nënkuptojnë se shanset që ai të lirohet pas 2020-s janë të larta. Për shembull, nëse një bastvënës parashikon që Tekashi do të lirohet pas 2020-s, duhet të vërë 1000 dollarë që të fitojë 100. Ndërsa ata që parashikojnë se do të dalë nga burgu gjatë 2020-s, mund të fitojnë 500 dollarë për çdo 1000 dollarë të vëna bast. Për sa i përket gjatësisë së dënimit, mesatarja është 5.5 vjet dhe kush dëshiron, mund të parashikojë një rezultat më të madh ose më të vogël dhe të shpresojë që gjykatësi të jetë në të njëjtën mendje me ta.

Më interesantja është kategoria e lotëve. A do të qajë apo jo Tekashi kur të marrë dënimin. Ata që thonë “po” fitojnë, për çdo 300 dollarë që vënë bast, fitojnë 100 dollarë. Ndërsa ata që thonë “jo”, fitojnë 200 dollarë për çdo 100 dollarë të vënë bast. Me pak fjalë, të gjithë presin që reperi të qajë kur të dëgjojë vendimin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI