Flash

Ligji kundër mediave online, deputeti i opozitës mbyll gojën me shami të zezë në shenjë proteste

Lapsi.al 18 December 2019
Ligji kundër mediave online, deputeti i opozitës mbyll gojën me

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka kundërshtuar hapur projektligjin e qeverisë, për censurën ndaj mediave.

Andi Përmeti, nga foltorja e Kuvendit, i drejtoi një kërkesë gazetarëve, ndërsa u shpreh se “Unë sot kamë dy kërkesa publike, për gazetarët.

Ky ligj na prek të gjithëse neve këtu, por edhe të gjithë qytetarët. Bllokojini këta njerëz. Shkoni dhe merreni lajmin vetë, jo tua sjellin me kasetat e propagandës. Bëjeni këtë dhe do ta shikoni si do tiu ulen në gjunjë”.

Më tej, ai i drejtoi një sfidë publike edhe deputetëve të opozitës parlamentare.

“Kërkesa e dytë është është për kolegët e opozitës. Ky është ligj i turpshëm, sot ka ardhur koha që ne te vendosim nëse kemi ardhur për të bërë opozitë apo për tu bërë palë me Ramën. Ju kërkoj të dilni të gjithë jashtë gjatë votimit, është koha të tregoni nëse jeni opozitë”-tha Andi Përmeti.

Ndërsa në fund të fjalimit të tij, Andi Përmeti bëri edhe një veprim tjetër në shenjë proteste. Andi Përmeti tha se ligji i qeverisë ndalon fjalën e lirë dhe në shenjë proteste mbylli gojën me një shami të zezë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI