Flash

Vendimi/ S’ka depozita uji në pallatet e Tiranës, mësoni rastet e vetme kur do lejohen

Lapsi.al 17 December 2019
Vendimi/ S’ka depozita uji në pallatet e Tiranës, mësoni

Pas tërmetit të fortë që la mijëra njerëz pa strehë, Bashkia e Tiranës ka implementuar masën e parë në mbrojtje e jetës së banorëve, heqjen e depozitave.

Të vëna si domosdoshmëri jetike, veçanërisht në pikun e thatësirës, depozitat rezultuan një “boomerang” në një fatkeqësi të tillë natyrore, pesha e të cilave rrezikonte seriozisht pallatet dhe qytetarët, për shkak të konstruksionit mbajtës të tarracave.

Përpos thirrjeve të administratorëve për t’i zbrazur direkt ato, e lënë në dëshirën dhe vullnetin e banorëve, Bashkia e Tiranës urdhëron përmes një vendimi heqjen e tyre, si në pallatet e reja, shumica e të cilave kanë depozita të mëdha në pjesën e nëndheshme të pallatit, ashtu edhe për të vjetrat, që i kanë vendosur në pjesën e përbashkët të tarracës. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, si një domosdoshmëri për të mësuar nga ajo që ndodhi më 26 nëntor.

“Mbi tarracat e pallateve ka një peshë të jashtëzakonshme, që është në mënyrë konstante rrezik për jetën e qytetarëve. Kjo histori ka vazhduar për shumë gjatë në qytetin tonë. Ne nuk duam të jemi ata që nuk mësojmë nga historia, por që mësojmë prej saj. Ndaj, lipset të bëjmë disa gjëra me këtë vendim të KB: Së pari, marrim vendim për të hequr të gjitha depozitat e ujit nga tarracat”, nënvizoi kryetari, teksa sqaroi se ky vendim nuk i lë banorët pa rrugë zgjidhjeje, aq më tepër kur bëhet fjalë për ujë. Barrën për sigurimin e një vendi për depozitat e mëdha, ua ngarkon administratorëve.

“Në bashkëpunim me administratorët e pallateve, të kenë mundësi që, si pallatet e reja, në hapësirën e përbashkët, në katin e parë ose në një nga vendet e parkimit, të instalojnë një depozitë të përbashkët për të gjithë banorët. Pra, jo secili të veten”.

Përveç kësaj, ekziston një mundësi që pallatet me konstrukt të fortë t’i shmangen vendimit. Këtë duhet ta thotë një ekspert, me firmë e vulë.

“Ne do të lejojmë depozita në tarracë vetëm nëse inxhinierët konstruktorë të licencuar i japin aprovim administratorit të pallatit se tarraca e tyre është mjaftueshëm e fortë për të mbajtur atë peshë. Improvizime të tjera nuk do kemi. Kjo është arsyeja pse do t’i kërkojmë çdo asambleje të pallatit që me administratorin e tyre të bëjë këtë verifikim; do t’i japim leje të përshpejtuar kujtdo që do të bëjë depozitë të përbashkët të pallatit në katin përdhes, në lulishten apo brezin që ka pallati rreth e qark, por kurrsesi nuk do vazhdojmë me këto rreziqe”, shkruan panorama.

Heqja e depozitave është përfolur edhe më herët nga bashkia, duke përdorur si argument përveç rrezikut edhe anën estetike. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli Bashkiak miratoi listën e radhës me 606 përfitues të bonusit të qerasë, si dhe 300 dëmshpërblime për të prekurit nga tërmeti i parë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI