Flash

Ligji i Ramës kundër mediave online, reagon OSBE: AMA duhet të jetë e pavarur

Lapsi.al 17 December 2019
Ligji i Ramës kundër mediave online, reagon OSBE: AMA duhet të

Zyra e lirisë së medias në OSBE ka reaguar në lidhje me paketën anti-shpifje e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend.

OSBE thotë se ka punuar me Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t'i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

"Zyra do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili, në asnjë mënyrë, nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur", thuhet në reagimin e OSBE.

Më tej OSBE thotë se puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet se nuk mund të vendosen gjobitje jo proporcionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.

Reagimi i OSBE:

Ne kemi punuar me Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë, deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Shumë përmirësime në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme: detyrimet e regjistrimit janë eliminuar; masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare të prezantuara (neni 4); janë futur kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes (neni 132); rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eliminuar.

Puna do të vazhdojë për të zvogëluar nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet që asnjë gjobë në përpjesëtim nuk mund të vendoset për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.

Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur.

Të këshilluara

Mihal Kokëdhima dënohet me 1 vit burg

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 1 vit burg Mihal Kokëdhimën pronarin e restorantit në Porto Palermo të Himarës, i cili sulmoi turistët spanjollë. Ai akuzohej p...

17:13

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI