Flash

Komisionerja e KE për të Drejtat e Njeriut shpreh shqetësimin për paketën anti-shpifje

Lapsi.al 17 December 2019
Komisionerja e KE për të Drejtat e Njeriut shpreh shqetësimin

Një zyrtare e lartë evropiane për të drejtat e njeriut shprehu shqetësimin e thellë për planet e qeverisë shqiptare për të miratuar një ligj për të cilin kritikët thonë se do të godiste fort lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

Dunja Mijatoviç, Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, thotë se "paketa kundër shpifjes" që pritet të miratohet nga Parlamenti shqiptar të mërkurën ka nevojë për "përmirësim urgjent", pasi disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut për lirinë e mediave.

Ligji kërkon që të gjitha mediat online të regjistrohen, dhe u jep autorizime dy agjencive publike për të vendosur gjoba të rënda për media të paregjistruara.

Mijatoviç u kërkoi ligjvënësve shqiptarë që t'i afrojnë projektligjet në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës.

Projektligji tashmë është kritikuar nga shoqatat e gazetarëve vendorë dhe ndërkombëtarë dhe gjithashtu Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Mijatoviç gjithashtu shprehu shqetësimin për "kompetencat e organeve rregullatore - Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive - "për të vendosur gjoba të tepërta dhe për të bllokuar faqet e internetit të mediave pa një urdhër gjykate, si dhe futjen e rregullimit shtetëror të mediave në internet. "

"Është me rëndësi të madhe të sigurohet që interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik dhe se vetë-rregullimi nga media, përfshirë media online, mbizotëron," tha ajo.

Shoqatat e gazetarëve në Shqipëri kanë planifikuar një protestë të mërkurën kur parlamenti të debatojë për projektligjin.

Mediat post-komuniste të Shqipërisë deri më tani janë përdorur ose shfrytëzuar përgjithësisht nga partia politike në pushtet.

The Washington Post, AP, përshtati në shqip ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI