Flash

Investigimi/ Kush i vrau familjarët e Alesios dhe Aurelit që takuan Ronaldon?

Lapsi.al 17 December 2019
Investigimi/ Kush i vrau familjarët e Alesios dhe Aurelit që takuan
Ndërkohë që Edi Rama po përdor për shou dy fëmijë, Alesion që humbi babain dhe motrën në Thumanë dhe Aurelin që nuk ka më gjyshen dhe të motrën, akuzat po rriten se shteti i drejtuar prej tij, është përgjegjës për vrasjen e familjarëve të tyre. Një ivestigim i detajuar i gazetares me përvojë, Luli Progni ka përshkruar në mënyrë të detajuar se si Kryeministri, ministrja e mbrojtjes, ajo e infrastrukturës, instituti i ndërtimit dhe bashkia Krujë, nuk bënë gjë për 24 viktima që i lanë me moskokçarje nën thundrat e vdekjes. Lexo më tej:

SPECIALE/ U prenë në besë! E verteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë (VIDEO)

Kronika e saktë tregon se ato godina ishin të rrezikshme që pas lëkundjeve të shumë kohëve më parë, në 4 korrik 2018. Ato morrën goditjen fatale dhe u bënë të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit. Që nga ky moment, Rama, Xhaçka, Balluku premtuan disa herë se gjithçka do të verifikohej deri sa asnjë qytetar të mos qe i kërcënuar. Mos e humb:

Faktet e reja video/ Krimi i varrit masiv të Thumanës që po mbahet i fshehur

Por me dhjetra dëshmi të mbledhura nga dokumentari i ABC Nevs tregojnë se me gjithë lutjet e shumta tek institucionet banorët e pallatit të Thumanës u lanë të masakroheshin nën gërmadha. Dhe për të daravitur këtë krim të pastër shtetëror, sot Edi Rama jep shou me dy djemtë e ngratë që humbën familjarët për faj të shtetit që drejton ai. ©Lapsi.al https://youtu.be/9cJEy5tr5cE

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI