Flash

Dosja ‘Babale’, Salianji publikon përgjimet e reja (VIDEO)

Lapsi.al 17 December 2019
Dosja ‘Babale’, Salianji publikon përgjimet e reja (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat ka publikuar prova të reja të patranskriptuara nga Prokuroria, rreth dosjes “Babale”.

Salianji bëri publike të tjera përgjime mes Fredi Alizotit dhe ish-drejtorit te Policisë së Fierit Albert Nushi, ku zbulohet fakti se këta të fundit e kanë paguar Alizotin si dëshmitar.

“Ne sot po ju paraqesim disa prej përgjimeve ku paguhet dëshmitari Alizoti prej drejtorit dhe nëndrejtorit të policisë së Fierit të asaj kohe dhe shumë përgjime të tjera që nuk janë transkriptuar në shkelje të ligjit nga ana e Prokurorisë.

Sajimi i dëshmitarit të rremë zbulohet dhe me përgjimet zyrtare të prokurorisë. Fredi Alizoti pranon se po merr para dhe nuk e ka problem të bëjë burg”, tha Salianji.

Gjithashtu Salianji paralajmëroi se nesër në orën 10 do të publikojë fakte të reja.

“Nesër në orën 10 do të kemi fakte dhe prova të reja shkencore të cilat janë në fashikkullin e Prokurorisë dhe janë marrë me vendim gjykate që faktojnë në mënyrë më të plotë dhe ta padiskutueshme të gjithë atë që ne kemi thënë”, – theksoi ish-deputeti, për të cilin prokuroria ka kërkuar dënim pikërisht për dosjen “Babale”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI