Flash

Wanda Nara: E vuaj diferencën e moshës në lidhje

Lapsi.al 16 December 2019
Wanda Nara: E vuaj diferencën e moshës në lidhje

Nga emisioni i njohur sportiv  ‘Tik Tak’ tek ‘Big Brother’ Wanda Nara gjithmonë e më shumë po bëhet një figurë qëndrore në ekranet e mëdha të televizioneve italiane.  Së fundmi modelja ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur ‘Repubblica’.

Të jem e drepërdrejtë është pjesë e karakterit tim.Puna që bëj më ka bërë dhe më të fortë. Në futboll duhet diplomaci edhe nëse gjërat nuk janë të sakta. Epo, unë gjithmonë preferoj të vërtetën në diplomaci. Televizori më ka mësuar të jem e vendosur. Angazhimi im për Canale 5 për të folur rreth futbollit ishte i ri. Asnjëherë nuk kam pasur menaxher, e menaxhoj vetë veten time. Në fillim isha më e butë, shpejt kuptova që duhej të isha më e  ashpër. Ne gratë jemi aq të fortë sa burrat, ne mund të bëjmë gjithçka, madje edhe në sport.’ është shprehur Wanda Nara në fillim të intervistës.

'Në rrjete sociale je gjithmonë një grua sensuale dhe provokuese dhe postimet e tua gjithmonë pëlqehen si është Wanda në jetën e përditshme' ishte një tjetër pyetjet që gazetari i drejtoi modeles.

"Unë jam një nënë që ngrihem herët në mëngjes, përgatit mëngjesin dhe i çoj fëmijët në shkollë. Ndihem më shumë në konkurrencë me nënat e tjera sesa me personazhet televizivë" ishte përgjigja e saj. Ndërsa pyetjes se a e vuan ajo diferenëcën në moshë që ka me Maurio Icardin, Wanda u përgjigj:

"E vuaj këtë fakt pasi jam shtatë vjet më e madh se ai. Dua të jem seksi, madje edhe në mediat sociale. Unë fshihem pas një personazhi . Nëse e bën veten të njohur dhe ti kuptojnë dobësitë, atëherë ata e dinë se ku mund t'ju godasin ".

Të këshilluara

Miss Jamaice shpallet Miss World 2019

Miss Xhamajka është kurorëzuar Miss World 2019 të shtunën. Bukuroshja zeshkane Toni-Ann Singh është vetëm 23-vjeç. Ajo lindi në Morant dhe studion për psikol...

12:30

Stilistët shqiptare veshin Beyonce (FOTO)

Kemi pasur rastin të shohim tashmë disa herë se si stilistë shqiptarë kanë dizajnuar veshje për yjet me famë botërore. Duket se një fat të tillë së fundmi e ...

11:55

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI