Flash

Vrasja e policit malazez, tre të arrestuar nga Shqipëria

Lapsi.al 16 December 2019
Vrasja e policit malazez, tre të arrestuar nga Shqipëria

Drejtoria e policisë malazeze bëri të ditur se tre shtetas të Shqipërisë, janë përfshirë në vrasjen e një oficeri të policisë kufitare të Malit të Zi.

Policia tha se efektivi, Milutin Lekoviç, vdiq nga plagët që pësoi në qytetin bregdetar Igalo, afër kufirit me Kroacinë.

Sipas policisë, oficeri u qëllua në kokë nga një armë zjarri, e cila dyshohet se është shkrepur nga ulësja e pasme e makinës zyrtare të policisë nga njëri prej tre personave, të cilët polici Lekoviç, i kishte ndaluar për shkak të mungesës së dokumenteve dhe ishte drejtuar në stacionin policor për identifikim e tyre.

Të dyshuarit ikën më pas në përpjekje për të kaluar kufirin me Kroacisë, por pas një kohe të shkurtër u arrestuan dhe iu dorëzuan gjykatës përkatëse në Podgoricë.

Policia malazeze, tha se të tre shtetasit e Shqipërisë, nga Malësia e Madhe, janë pjesëtarë të një familjeje, dy vëllezër dhe nëna e tyre.

Personi që pretendohet së qëlloi policin, thuhet se është i kërkuar edhe në Shqipëri që nga viti 2018 nën dyshimet për një vrasje, tentativë vrasjeje dhe për armëmbajtje pa leje.

Zyrtarët më të lartë të Malit të Zi, presidenti Milo Gjukanoviç dhe kryeministri Dushko Markoviç, ngushëlluan familjen e pjesëtarit të policisë./ Voa

Të këshilluara

Aleksandar Vuçiç vjen në Tiranë

Aleksandar Vuçiç do të jetë në një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri. Presidenca serbe ka njoftuar se Vuçiç do të qëndrojë në Shqipëri në 20-21 dhjetor, pasi...

17:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI