Flash

Qeveria detyron administratën të blejnë biletat e koncertit për bamirësi, bëhen gati listat nëpër ministri dhe bashkitë e vendit

Lapsi.al 16 December 2019
Qeveria detyron administratën të blejnë biletat e koncertit

“Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, hashtagu që keni parë deri më tani në postimet e kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, do të jetë edhe një koncert festiv që pritet të organizohet në Parkun Olimpik të Tiranës më 20 dhjetor. Synimi është që përmes këtij koncerti të mblidhen të ardhura nga biletat, të cilat do të përdoren për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. Deri këtu s’ka asgjë anormale. Nisma të tilla përdoren në të gjithë botën. Por dallimi në Shqipëri qëndron në faktin se kontributi i njerëzve për këtë koncert nuk është me dëshirën e tyre.

Të paktën për administratën publike ka disa ditë që po ushtrohet presion për blerjen e biletave të këtij koncerti, për të cilin nuk dihet deri më tani asgjë më shumë sesa vendi dhe data. Mbledhja e lekëve për biletat ka nisur me lista nëpër çdo ministri, drejtori të tjera dhe deri tek 61 bashkitë e vendit. Shuma është e ndryshme. Kabinetet e ministrive dhe drejtoritë po detyrohen të paguajnë për biletën nga 50 deri në 100 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë kryebashkiakëve iu është kërkuar nga një ministër i kabinetit ‘Rama 2’ të gjejnë biznesmenë në zonat e tyre që blejnë së paku tre bileta me vlerë nga 1 milion lekë të vjetra.

Pra, jemi në kushtet kur kërkohet solidaritet me të prekurit nga tërmeti përmes presionit. Nga njëra anë qeveria ka kërkuar kontribute përmes portalit E-Albania, nga ana tjetër detyron administratën publike të blejnë biletat e një koncerti për bamirësi. Kush ka patur mundësi dhe dëshirë i ka bërë donacionet përmes portalit apo në shoqata të tjera bamirëse. Kjo që po bën qeveria është presion i hapur dhe i shëmtuar që vetëm me bamirësinë e solidaritetin nuk ka lidhje fare. Le më pastaj që transparenca se ku shkojnë këto para mbetet shumë e dyshimtë.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Aleksandar Vuçiç vjen në Tiranë

Aleksandar Vuçiç do të jetë në një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri. Presidenca serbe ka njoftuar se Vuçiç do të qëndrojë në Shqipëri në 20-21 dhjetor, pasi...

17:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI