Flash

Paketa 'anti-shpifje'/ Rudina Hajdari 'ultimatum' kryeministrit: Tërhiqe sa më parë

Lapsi.al 16 December 2019
Paketa 'anti-shpifje'/ Rudina Hajdari 'ultimatum'

Deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat nga Kuvendi i Shqipërisë i bëri thirrje qeverisë shqiptare,  që të tërheqë një orë e më parë paketën anti-shpifje, pasi sipas saj, kjo paketë  cenon  rëndë parimet demokratike . Ajo akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin, Edi Rama, duke thënë se ai me këtë veprim po tenton të mbysë përformancën e lirë të medias, por edhe zërat kritikë duke i dhënë AMA-s kompetencat  e një gjykate.

“E kemi ndjekur me shqetësim ketë pjesë. Edi Rama kërkon të mbysë të gjithë zërat që dalin në kundërshtim. Ky është rasti i paketës anti-shpifje, ndërsa opozitën e ka kthyer në spektator dhe tani po përpiqet të mbysë edhe median.Me këtë paketë ai kërkon të mbysë demokracinë në vend. 

Shoqata e mediave ka kërkua që paketa anti-shpfje të rrezohet. Edi Rama i ka dhënë kompetenca të shtuara AMA, ato të gjobëvënies, që të mbyllë median on-line pa asnjë vendim gjykate. Gjobat janë të papërballueshme. Të gjitha këto janë premisa për një censurë apo autocensurë të medias on-line.  Para se të kemi këtë seancë, qeveria të tërheq këtë paketë anti-shpifje, pasi ne jemi para kryesimit të OSBE.

Ne duhet tu tregojmë partnerëve që jemi në gjendje ti dëgjojmë ata kur behët fjalë për proceset integruese dhe demokratizuese në vendin tonë.Të ndalim këto modele të Ramizimit të Shqipërisë. Mos të shkojmë në Putinizëm apo Erdoganizëm. Kjo paketë është në kundërshtim të parimeve ndërkombëtare dhe të marrë në konsideratë opinionet e OSBE  dhe BE për këtë çështje” - tha Hajdari.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI