Flash

Paketa anti-shpifje/ Basha: Media në situatë dramatike, do ta zhbëjmë ligjin sapo të vijmë në pushtet, censuron fjalën e lirë

Lapsi.al 16 December 2019
Paketa anti-shpifje/ Basha: Media në situatë dramatike, do ta

PD ka thirrur sot në tryezë gazetarët lidhur me paketën antishpifje që pritet të kalojë këtë të enjtë në seancë plenare. Ndërsa e konsideroi këtë paketë nëj çmenduri të qeverisë, Lulzim Basha tha se ky akt i paprecedentë do të votohet nga një Kuvend i cunguar, e që opozita. nuk do e njohë. Kryedemokrati zgjodhi të nisë fjalën e tij me një anekdotë, ndërsa mori si shembull arrestimin e gazetari një gazetar në kohën e luftës në Britani pse e quajti Winston Churchill budalla, Basha tha se situata me të cilën ballafaqohemi sot nuk është një ankedodë.

“Një gazetar e quajti churcil budalla dhe të nesërmen u arrestua. Kur Churchill mori fjalën dhe tha nuk u arrestua se ofendoi kryeministrin po se nxori një secret shtetëror. Kjo me të cilën po ballafaqohemi nuk është një anekdodë. Këtë ftesë nuk e kemi thirrur për treguar solidaritet, apo për t’ju marr në krahët e opozitës.

 Pa lirinë e mdias, nuk ka liri politike. Mosinformimi dhe keqinformimi është objektiv i qeverisëdhe Ramës, arrestimeve, presioneve financiare duke ngushtuar informimin. Kjo është një vijë e kuqe e papranueshme për Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar. Kjo është një luftë e shpallur kundër lirisë së medias. Qeveria po propozon një për të instaluar censurën.

Objektivi ynë është t’i japim vendit një kuadër ligjor për t’i mbyllur derën tranzicionit ndaj medias dhe për ta zhvendosur në standarde europiane në praktika të autonomise dhe lirisë së shprehjes. Nëse cmenduria cohet deri në fund në parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohë dhe sapo të ketë mudnesinë e qeverisjes për ta zhbërë këtë legjislacion bashkë me shoqatat e gazetareve të pezullojme cdo masë të tille arbitare.” u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI