Flash

Numri dy i AMA-s: Paketa antishpifje, shpikje e qeverisë

Lapsi.al 16 December 2019
Numri dy i AMA-s: Paketa antishpifje, shpikje e qeverisë

Në një intervistë në flashin informativ të orës 15:30 në Ora News nënkryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive Sami Nezaj shprehet se paketa antishpifje është e panevojshme dhe për më tepër vetëm shpikje e qeverisë sonë që nuk ka lidhje me asnjë vend tjetër perëndimor apo europian “

“Ky projektligj nuk ka asnje lidhje me asnjë lloj ligji , është përvojë e qeverisë tonë . Nuk kemi një rekomandim nga BE për mediat në përgjithësi por vetëm për mediat audiovizive , nuk prek kontentin për mediat e shkruara pra online , ka vetëm një moment që e prek kur përmbajtja e mediave online është e qenësishme në video” .

Neza shton se kjo këmbëngulje e qeverisë nuk është hasur kurrë më parë për asnje lloj ligji.

“Këmbëngulja e qeverisë për të kaluar Ligjin Për Mediat nuk është hasur kurrë më parë as në media as në politike . Ky ligj është i panevojshëm , projekti i ligjit nuk është se parashikon ndonjë gjë , nëse flasim për bollëkun e mediave onlinë është problem administrativ nuk ka nevojë për përballje ligjore” .

Ai nënvizon problemet duhen permirësuar nga vetë shoqatat mediatike, ose me gjoba nga administrata. por nuk mund të rregullohet nga ligji që parashikon qeveria .

Për më tepër Nezaj thekson se nuk ka ligj që është bërë nga vendet perëndimore që te cenojë kontentin e mediave te shkruara .

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI