Flash

I akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, 'Zogu i Tiranës' do të vijojë të qëndrojë në burg

Lapsi.al 16 December 2019
I akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, 'Zogu i

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, do të vijojë të qendrojë në burg nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Më datë 12 dhjetor, gjykata ka ricaktuar për Nikajn masën e sigurisë “arrest me burg”. Ky vendim i gjykatës ka ardhur pasi është njohur me të dhënat e fituara nga përgjimet e prokurorisë, por dhe nga një ballafaqim që është kryer mes dy personave të tjerë, biznesmenin A.Gjini dhe vajzën D.N, që u kapën në mesnatë, së bashku me Nikajn, në një dhomë të hotelit “Autostrada”.

Avokati i Hermes Nikajt është shprehur për Report Tv se klienti i tij nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë. “Hermes Nikaj ka qenë viktimë e prostitucionit dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje”-ka thënë më tej avokati Bardhi Koci. Ndërsa Nikaj është mbrojtur në sallën e gjyqit duke thënë se nuk ka bërë asgjë të keqe në jetë, pasi marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirë individuale.

Zogu i Tiranës” u vendos në pranga në fund të muajit nëntor pas një hetimi nga Policia e Tiranës, ku rezulton i përfshirë në një grup prostitucioni që ushtronte aktivitetin nëpër qendrat estetike të kryeqytetit kundrejt vlerave 100-500 euro. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj, ofrohej edhe shërbimi eskortë dhe seksi në grup.

Të këshilluara

Aleksandar Vuçiç vjen në Tiranë

Aleksandar Vuçiç do të jetë në një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri. Presidenca serbe ka njoftuar se Vuçiç do të qëndrojë në Shqipëri në 20-21 dhjetor, pasi...

17:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI