Flash

Çfarë kërkojnë më së shumti njerëzit në Google kur bëhet fjalë për seksin

Lapsi.al 16 December 2019
Çfarë kërkojnë më së shumti njerëzit

Ah, Google – vendi ku bëni pyetjet tuaja, pa qenë nevoja të shqetësoheni se janë të çuditshme, qesharake, të zakonshme, të turpshme dhe jo vetëm. Pra, çfarë kërkojnë më së shumti njerëzit në Google kur bëhet fjalë për seksin?

1. Mungesa e seksit gjatë martesës

“Martesë pa seks” dhe “pakënaqësi me seksin gjatë martesës” janë disa nga pyetjet më të shpeshta.

2. Burrat shqetësohen për madhësinë e penisit

Në 10 pyetje që burrat bëjnë për penisin, 9 prej tyre lidhen me madhësinë. “Si ta bëj penisin më të madh” dhe “Pse penisi im është i vogël” janë disa nga pyetjet më të përhapura. Është interesante se një nga pyetjet më të shpeshta që lidhet me madhësinë është “Sa i madh është penisi im” – mesa duket, Google e di më mirë se mbajtësi i penisit.

3. Gratë shqetësohen për aromën e vaginës

Nëse për burrat është shqetësim madhësia, për gratë është aroma. Në pjesën më të madhe, ato kërkojnë pse vagina e tyre mban aromë si uthull, djathë, urinë, mbeturinë etj. Edhe djemtë kërkojnë mbi aromën e organeve gjenitale, më së shumti për të gjetur një mënyrë si t’ia thonë partneres.

4. Burrat adhurojnë gjoksin

Nuk jemi të sigurt se çfarë presin duke shkruar “E adhuroj gjoksin e të dashurës”, por na vjen mirë gjithsesi.

5. Çështja e implanteve të gjoksit

Kur vjen puna tek zmadhimi i gjoksit, burrat janë të ndarë në dy pjesë. Një pjesë shkruan për mënyrën si duhet bindur partnerja që të zmadhojë gjoksin, ndërkohë që pjesa tjetër dëshiron të dijë si i duhet thënë partneres që të mos e bëjë ndërhyrjen.

Të këshilluara

Përgatitja e Japonisë ndaj tërmeteve

Japonia ka përjetuar mjaftueshëm katastrofa natyrore sa për t’u përgatitur si duhet. Kur merr numrin e katastrofave natyrore, plus dendësinë e popullsisë dhe e ...

14:55

13 fakte rreth tërmeteve

1. Toka ka qenë më aktive sizmiologjikisht në 15 vitet e fundit, thotë Stephen S. Gao, gjeofizikan në Missouri University of Science and Technology. Megjithatë,...

12:51

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI