Flash

Anjeza Shahini prezanton për herë të parë vajzën 1-vjeçare

Lapsi.al 16 December 2019
Anjeza Shahini prezanton për herë të parë vajzën

Një vit më parë, këngëtarja Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë të voglën e saj, të cilën e pagëzoi me emrin Tori dhe vazhdimisht në rrjete sociale ka ndarë me ndjekësit ndjesitë e bukura të të bërit nënë.Koha ka kaluar shpejt dhe Tori ka mbushur plot 1 vit nga ardhja në jetë.

Sigurisht, Anjeza e ka festuar në mënyrën më të bukur këtë ditë speciale të të voglës, duke organizuar një festë si për ditëlindjen, ashtu edhe për ditën e saj të pagëzimit.Madje, në një foto të publikuar në Instagram, këngëtarja ka vendosur të na tregojë për herë të parë portretin e të voglës, të cilën deri tani kishte preferuar ta mbante larg mediave.

Anjeza i bën një dedikim të veçantë të bijës për ditëlindjen e parë, duke falenderuar këdo që ishte prezent në këtë ditë speciale.

“Shtatzani e shkurtër, por një vit i mbushur me dashuri. Sot festuam ditën e pagzimit të Torit, sëbashku me ditëlindjen e parë të saj që ishte dje. Ishte një ditë shumë e bukur, faleminderit të gjithë juve që na e bëtë edhe më të bukur me prezencen tuaj dhe që kënduat “Shumë urime për ty” në dy gjuhë bashkë me ne. ??❤️”- janë fjalët e Anjezës krahas fotos së ëmbël me vajzën e saj.

Të këshilluara

Miss Jamaice shpallet Miss World 2019

Miss Xhamajka është kurorëzuar Miss World 2019 të shtunën. Bukuroshja zeshkane Toni-Ann Singh është vetëm 23-vjeç. Ajo lindi në Morant dhe studion për psikol...

12:30

Stilistët shqiptare veshin Beyonce (FOTO)

Kemi pasur rastin të shohim tashmë disa herë se si stilistë shqiptarë kanë dizajnuar veshje për yjet me famë botërore. Duket se një fat të tillë së fundmi e ...

11:55

Ndahet nga jeta ylli i kinemasë franceze

Ka ndërruar jetë dje në moshën 79-vjeçare, ylli i kinematografisë franceze Anna Karina. “Anna vdiq dje në një spital të Parisit si pasojë e kancerit”, ishte ...

16:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI