Flash

Pagesa e lartë habit fansat, aktorja shpjegon pse paguhet aq shumë

Lapsi.al 15 December 2019
Pagesa e lartë habit fansat, aktorja shpjegon pse paguhet aq shumë

Reese Witherspoon e ka vërtetuar që është një nga njerëzit më të fuqishëm në Hollywood.

Jo vetëm ka fituar një çmim Oscar dhe ka luajtur në filma tejet të suksesshëm si Legally Blonde, por edhe ka qenë producente e filmave hit si "Gone Girl", "Wild" dhe serialesh si "Big Little Lies" dhe "The Morning Show." Sidoqoftë, njerëzit i shqetëson paga e saj. Witherspoon dhe Jennifer Aniston janë protagoniste në programin e parë të Apple Tv+, "The Morning Show", dhe secila prej tyre paguhet 2 milionë dollarë për episod. Pagesa është kritikuar shumë, prandaj aktorja ndjeu nevojën të mbrohet në një intervistë për The Hollywood Reporter.

“Duket sikur u ka mbetur hatri, a thua se s’vlejmë aq apo është mund i çuar dëm. Dhe thjesht vras mendjen, pse mendojnë kështu,” tha ajo. “Ju garantoj se këto kompani janë shumë të zgjuara dhe nëse bien dakord me pagesën, bien dakord për një arsye,” vijoi Witherspoon . “Një ushtri avokatësh dhe konsulentë biznesi ranë dakord për pagesën sepse e dinin që do të fitonin më shumë. A bezdisen njerëzit kur Kobe Bryant apo LeBron James negociojnë për pagesën?”

Arsyeja, siç u bë mëse e qartë, është seksizmi. Kur burrat paguhen shumë apo kërkojnë të paguhen më shumë, s’ka kurrfarë problemi.

Mungesa e roleve interesante për gra ishte një nga arsyet që e shtynë Witherspoon të angazhohej si producente. “Prej nesh, si gra, pritet që të shohim punët tona – dhe kjo ishte nxitja ime. Nuk fjeta netë me rradhë. Mbaj mend që telefonova një mikeshë dhe e pyeta ‘Çfarë po bëjmë për këtë problem?’” tha ajo për THR, në lidhje me kritikat që kanë marrë ajo dhe gra të tjera që kanë zgjeruar fushën e aktivitetit përtej aktrimit.

Të këshilluara

Mc Kresha martohet sot, nis festa private

Kresha dhe Erzina do mbajnë një ceremoni tejet private me një rreth të ngushtë të të ftuarve në një prej restoranteve të Prishtinës. Mbrëmjen e djeshme E...

13:21

Lady Gaga rikthehet me ishin

Lady Gaga duket se po i kthehet sërish historisë së dashurisë me ish-të fejuarin e saj, Christian Carino. Burime ekskluzive kanë treguar për ‘UsWeekly’ se dyshj...

11:49

Ndahet nga jeta aktori amerikan

Danny Aiello, i njohur për rolet e tij në filmat ‘Do The Right Thing’ dhe ‘The Godfather Part II’, ka vdekur në moshën 86 vjeçare. Ai gjithashtu luajti rolin...

10:00

Elton John nxjerr tekstet e tij në ankand

Legjenda e muzikës ka shitur kopjet fillestare të teksteve të disa nga këngët e tij më të famshme të shkruara së bashku me mikun e tij Bernie Taupin. Teksti ...

18:10

Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë

Gruaja e hekurt nuk mposhtet. Kancelarja gjermane është emëruar për herë të nëntë gruaja më e fuqishme në botë. Për të nëntin vit Merkel është renditur e pra në...

17:30

Kim K, 5 operacione pas shtatëzanisë

Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate. Së fundmi Kim ka treguar pse ka zgjedhur që 2 fëmijë të saj...

16:57

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI