Flash

Mahmood, i ftuar special në Festivalin e 58-të të Këngës

Lapsi.al 15 December 2019
Mahmood, i ftuar special në Festivalin e 58-të të

Këtë vit ‘Festivali i Këngës’ ka rezervuar surpriza të shumta për ndjekësit e tij të rregullt.

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu që po merren me organizimin e gjithë festivalit kanë premtuar se do ta shndërrojnë në një spektakël të vërtetë dhe siç duket kështu do të ndodhë. Pak ditë më parë u zbulua se Giusy Ferreri, Mahmood dhe Eleni Foureira do të jenë disa nga të ftuarit specialë të ‘Festivalit të 58-të të Këngës’. Tashmë na ndajnë vetëm fare pak ditë nga festivali dhe surprizat po zbulohen pak nga pak. Sipas ‘RTSH.al’ fituesi i vitit të kaluar të ‘Sanremo’ që përfaqësoi Italinë në ‘Eurovision’, Mahmood, do të ngjitet në skenën e ‘Pallatit të Kongreseve’ ditën e enjte, 19 dhjetor. Këngëtari i njohur do të performojë një kolazh me hitet e tij të fundit, duke përfshirë ‘Soldi’ dhe ‘Barrio’. Kjo është hera e parë që Mahmood këndon në Shqipëri dhe performanca e tij do të shoqërohet me efekte speciale në skenë.

Të këshilluara

Mc Kresha martohet sot, nis festa private

Kresha dhe Erzina do mbajnë një ceremoni tejet private me një rreth të ngushtë të të ftuarve në një prej restoranteve të Prishtinës. Mbrëmjen e djeshme E...

13:21

Lady Gaga rikthehet me ishin

Lady Gaga duket se po i kthehet sërish historisë së dashurisë me ish-të fejuarin e saj, Christian Carino. Burime ekskluzive kanë treguar për ‘UsWeekly’ se dyshj...

11:49

Ndahet nga jeta aktori amerikan

Danny Aiello, i njohur për rolet e tij në filmat ‘Do The Right Thing’ dhe ‘The Godfather Part II’, ka vdekur në moshën 86 vjeçare. Ai gjithashtu luajti rolin...

10:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI