Flash

Historia e trishtë që fshihet pas këngës të Krishtlindjeve nga Mariah Carey

Lapsi.al 15 December 2019
Historia e trishtë që fshihet pas këngës të

Çdo vit, muzika e festave dominohet nga Mariah Carey. Deri tani këngëtarja ka publikuar 3 albume me këngë Krishtlindjesh dhe jo më kot, bota e njeh si "Mbretëresha e Krishtlindjeve".

Të gjithë e dimë që kënga e saj, "All I Want For Christmas" është hiti më i famshëm i festave. Dyqanet, lokalet, qëndrat tregtare madje dhe shtëpitë pushtohen për 1 muaj rresht nga tingujt e saj, por e dini ç'fshihet pas kësaj kënge?

Historia është shumë më e thellë dhe dramatike sa atmosfera që ajo krijon. Hiti është frymëzuar nga fëmijëria tronditëse e këngëtares. Mariah, e cila vjen nga dy prindër që u përkasin racave të ndryshme është ndjerë gjithë e diskriminuar nga të tjerët. Dramat në familjen e saj nuk kanë munguar dhe kjo e bëri këngëtaren të mbyllej në vete.

"Kam dashur gjithnjë që Krishtlindjet të jenë perfekte. Mezi i prisja festat. Kisha një familje që nuk funksiononte si e tillë, që mund të prishnin gjithë atmosferën. Jo imë më, ajo përpiqej të më bënte të lumtur. Sakrifikoi shumë për mua. Kur u rrita iu betova vetes që nuk do t'i lejoja më ato ditë të përsëriteshin. I premtova se çdo vit do t'i bëja Krishtlindjet perfekte." Krijimi i kësaj kënge, buroi nga fëmija brenda këngëtares.

Reagimi i parë ndaj këngës ishte ndryshe nga sot. "All i want for Christmas" u bë hit fillimisht në Japoni, ku Mariah e performonte ndonjëherë edhe gjatë pranverës atje. Shumë, e konsiderojnë si performancën e saj më të mirë. Kënga, ka gjithë elementet e duhur për t'i ndryshuar njerëzve gjendjen emocionale dhe për t'i bërë ata më të lumtur gjatë Krishtlindjeve.Për dekada me radhë, kjo këngë ka qenë pjesë e pandashme e jetës së njerëzve! Të paktën për 4 minuta, jeta dukej më festive se kurrë.

 

Të këshilluara

Mc Kresha martohet sot, nis festa private

Kresha dhe Erzina do mbajnë një ceremoni tejet private me një rreth të ngushtë të të ftuarve në një prej restoranteve të Prishtinës. Mbrëmjen e djeshme E...

13:21

Lady Gaga rikthehet me ishin

Lady Gaga duket se po i kthehet sërish historisë së dashurisë me ish-të fejuarin e saj, Christian Carino. Burime ekskluzive kanë treguar për ‘UsWeekly’ se dyshj...

11:49

Ndahet nga jeta aktori amerikan

Danny Aiello, i njohur për rolet e tij në filmat ‘Do The Right Thing’ dhe ‘The Godfather Part II’, ka vdekur në moshën 86 vjeçare. Ai gjithashtu luajti rolin...

10:00

Elton John nxjerr tekstet e tij në ankand

Legjenda e muzikës ka shitur kopjet fillestare të teksteve të disa nga këngët e tij më të famshme të shkruara së bashku me mikun e tij Bernie Taupin. Teksti ...

18:10

Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë

Gruaja e hekurt nuk mposhtet. Kancelarja gjermane është emëruar për herë të nëntë gruaja më e fuqishme në botë. Për të nëntin vit Merkel është renditur e pra në...

17:30

Kim K, 5 operacione pas shtatëzanisë

Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate. Së fundmi Kim ka treguar pse ka zgjedhur që 2 fëmijë të saj...

16:57

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI