Flash

9-vjetori i lëvizjes pa viza/ Basha: Plotësuam një ëndërr, do bëj gjithçka për Shqipërinë anëtare të BE

Lapsi.al 15 December 2019
9-vjetori i lëvizjes pa viza/ Basha: Plotësuam një

Lulzim Basha ka kujtuar sot 9-vjetorin e lëvizjes së lirë, ditën e liberalizimit të vizave me një videomesazh drejtuar të gjithë shqiptarëve.

Basha kujton se para 9 vitesh si Ministër i Brendshëm i asaj kohe kishte shoqëruar grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në BE.

Ai premton se do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar dëshirën për Shqipërinë anëtare të BE.

“Të dashur bashkëqytetarë!

Para 9 vitesh, si Ministër i Brendshëm, shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në Bashkimin Europian. Bashkë, plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Sot, dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj se do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithsecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Ju uroj një të diel të mbarë!”, shprehet Basha.

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fortë

Një tërmet që u ndie i fortë edhe në Tiranë ka goditur sërish në afërsi të Durrësit në orën 02 18 te mengjesit te se dielës. Sipqs te dhënave paraprake ai ishte...

02:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI