Flash

Basha në Laç: Banorëve nuk u vjen në ndihmë askush, kisha rrezikon shembjen

Lapsi.al 14 December 2019
Basha në Laç: Banorëve nuk u vjen në ndihmë askush,

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte i pranishëm sot në Laç, ku zhvilloi një takim me banorët atje, ku theksoi se askush nuk po u vjen në ndihmë banorëve, të cilët kanë mbi dy javë që strehohen në Kishë.

Kjo e fundit sipas Bashës, ka pësuar dëme të mëdha dhe rrezikon të shembet, duke rrezikuar gjithashtu edhe jetën e ‘shërbyesëve të Zotit dhe të besimtarëve’.

Postimi i plotë i Bashës

Kisha 100-vjeçare e Shën Mhillit në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat nuk është kujdesur askush.

Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha. Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente pasi një pjesë e saj, rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyesëve të Zotit dhe të besimtarëve ende askush nuk i ka ndihmuar.

Mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes se opozitës për të berë një vlerësim të gjendjes së kishës. Por natyrisht është detyrimi i shtetit të bejë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt.

Në këtë zonë askush përvec kishës dhe vullnetarëve nuk u ka ardhur në ndihmë fëmijëvë, të moshuarve, grave dhe burrave që tërmeti dhe qeveria i ka lënë jashtë, në qiell të hapur. Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan. Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në cdo zonë të goditur nga tragjedia.

Çdo ditë po del më qartë e më shqetësuese mënyra se si janë vlerësuar objektet. Vlerësime të ndryshme për një objekt, verifikime me mjete qesharake nga punonjës te administratës pa asnjë kualifikim, janë kthyer në kembanë alarmi për rrezikun që u kanoset banorëve në qindra banesa.

Është kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve.

Kjo është dhe arsyeja pse qeveria nuk angazhoi rreth 500 inxhinierë me eksperiencë për të kryer verifikimin e objekteve. Sepse rezultati duhet të jetë sipas interesit të qeverisë dhe jo sipas realitetit.

Është pikërisht kjo neglizhencë kriminale që solli viktima ne Thumanë e Durrës me 26 nëntor. Nëse do të merreshin masa pas tërmetit te 21 shtatorit, shumë jetë do ishin shpëtuar.

Propaganda, korrupsioni dhe paaftësia po kërcënojnë seriozisht edhe sot sigurinë e mijëra banorëve që po vuajnë edhe për bukën e gojës.

Të këshilluara

Tërmeti, valë arrestimesh në Durrës (Emrat)

Mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit ka shoqëruar disa persona në Durrës, si të dyshuar për “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”. Mësohet se numri i të shoq...

09:32

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI