Flash

Arrestimet në Durrës, Paloka: Rama e nxorri sërish Gjushin akullore

Lapsi.al 14 December 2019
Arrestimet në Durrës, Paloka: Rama e nxorri sërish Gjushin

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas urdhër-ndalimeve në Durrës. Në një postim në Facebook, Paloka shprehet se në listën e të arrestuarve emri i ish kryebashkiakut Dako nuk del gjëkundi, edhe pse shton ai në Durrës e di edhe qytetari më i fundit se ai është kryepërgjegjësi për këtë tragjedi.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Sipas drejtuesve te policise dhe prokurorise ne Durres ; pas “nje pune intensive, dy javore” u gjenden dhe “fajtoret” e katastrofes. Plot 17 urdher ndalime…

“Fajtoret” rezultokan disa inspektore lagjesh, ndonje “ndertues informal” e me siguri do dalin dhe bojaxhinjte e pallateve!

Gjushit nuk i del emri kurrekund!!!

Ne Durres e di dhe qytetari me i fundit se Vangjush Dako eshte kryepergjegjes per kete situate, jo vetem se ka mbi dhjete vjet qe drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qene i implikuar direkt, me firmen e tij “3D” , ne ndertimin e shumices se pallateve te demtuara. Kete fakt e kane denoncuar dhe keto dite me dhjetra qytetare durrsak. Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmes se tij, Gjushi edhe ndertonte me firmen e tij !

Po pse atehere emri i Gjushit nuk del ne listen e polico-prokurorise se Durresit?!

Shume e thjeshte dhe e qarte per kedo; Gjushi ka mbrojtjen direkte te Rames i cili gjate gjithe kesaj kohe po kujdeset personalisht qe mos preken pergjegjesit e vertete, po si ne gjithe rastet e tjera, te mbyllen skandalet me ca “koka turku” nga rradhet e ushtareve.

Rama po kerkon ta nxjerre dhe nje here Gjushin “akullore” dhe kjo ben sens. Gjushin deri dje ne Durres e quanin “Bankomati i Rames” ! Ne fakt tanime eshte me prova se Gjushi e ka PAGUAR ( me kuptimin me te pare te fjales) imunitetin e tij, prandaj ne vend qe te ishte ne qeli, eshte rikthyer me urdher te Rames ne zyren e bashkise per te rregulluar “ATO LETRAT”.

Të këshilluara

Tërmeti, valë arrestimesh në Durrës (Emrat)

Mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit ka shoqëruar disa persona në Durrës, si të dyshuar për “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”. Mësohet se numri i të shoq...

09:32

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI