Flash

Shkodër/ Makina përplaset me kolonën, humb jetën pasagjeri 26-vjeçar

Lapsi.al 13 December 2019
Shkodër/ Makina përplaset me kolonën, humb jetën pasagjeri

Një aksident rrugor që ndodhi paraditen e sotme në fshatin Melgushë në Shkodër solli plagosjen rëndë të drejtuesit të mjetit, A.Pervizi e ndërsa pasagjeri M.Ferracaku ka humbur jetën.

Makina është përplasur me një kolonë betoni duke i shkaktuar të ndjerit vdekjen e menjëhershme. Mendohet që shkak i aksidentit të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit.

"Me date 13.12.2019 rreth orës 11:45 në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin A. Pervizi 21 vjeç banues në fshatin Bushat, Shkodër, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi M. Ferracaku. 26 vjeç banues në fshatin Trush, Shkodër. Shtetasi A. P është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit." - njoftoi policia.

[video width="848" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/12/WhatsApp-Video-2019-12-13-at-13.10.58.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI