Flash

Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë

Lapsi.al 13 December 2019
Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë

Gruaja e hekurt nuk mposhtet. Kancelarja gjermane është emëruar për herë të nëntë gruaja më e fuqishme në botë. Për të nëntin vit Merkel është renditur e pra në listën e 100 grave më të fuqishme për këtë vit.

Merkel është prezente në këtë listë 14 herë në historinë 16 vjeçare të listës që revista Forbes bën çdo vit.

Pas saj renditet Christine Lagarde drejtorja e Bankës Qendrore Evropiane dhe e treta Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi. E katërta renditet Ursula Von Der Leyen presidente e Komisionit Europian. Ndërsa e pesta është Mary Barra, CEO e General Motors

Këtë vit në listë janë emrat e 100 grave të famshme në 6 kategori – 31 në biznes, 17 në teknologji, 12 në financë, 14 në media dhe argëtim, 22 në politikë, 4 në filantropi.

Së bashku ata kontrollojnë ose ndikojnë më shumë se 2.3 trilion dollarë në të ardhura dhe mbikëqyrin afro 6.5 milion punonjës.

Për këtë renditje Forbes ka si kriter matës: Paratë, median, impaktin dhe sferën e influencës.

Të këshilluara

Kim K, 5 operacione pas shtatëzanisë

Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate. Së fundmi Kim ka treguar pse ka zgjedhur që 2 fëmijë të saj...

16:57

Ndahet nga jeta këngëtari shqiptar

Është ndarë nga jeta mbrëmë në orët e vona një nga këngëtarët më të njohur në Kosovë, Irfan Blakçori. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur ...

11:19

Kërkimet më të shumta në Google për 2019

Sipas kërkimeve të ‘Google’ për vitin 2019-të rezulton se njerëzit jetojnë për pak dramë. Disa nga kërkimet më të shumta të këtij viti kanë të bëjnë me personaz...

10:42

Dua Lipa publikon albumin e ri

Dua Lipa pothuajse ka përfunduar këngët e albumit të ri i cili publikohet në fillimi të vitit 2020. Albumi i ri i këngëtares shqiptare mban titulli “Future N...

10:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI