Flash

Kim K, 5 operacione pas shtatëzanisë

Lapsi.al 13 December 2019
Kim K, 5 operacione pas shtatëzanisë

Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate. Së fundmi Kim ka treguar pse ka zgjedhur që 2 fëmijë të saj të rriten brenda barkut të një gruaje tjetër dhe të mos i sillte vetë në jetë. Ajo ka rrëfyer se ka kryer 5 operacione në 1 vit e gjysmë për të rregulluar dëmet e shkaktuara nga shtatzënitë e saj. Kim ka pasur një problem të quajtur ‘toxemia’ dhe pas lindjes së fëmijës së parë, North, plaçenta nuk i ka dalë jashtë dhe i është rritur brenda saj, gjë që kërkoi kryerjen e disa operacioneve.

Kim ka treguar se ka pasur shumë probleme gjatë shtatzënisë me North dhe vetëm pasi ngriu vezoret mundi të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë, Saint. Më pas ajo ka rrëfyer se gjatë lindjes së djalit kishte pasur sërish komplikacione, ndaj mjekët refuzuan që ajo të sillte në jetë një tjetër fëmijë. Pas këtyre problemeve, Kim vendosi që një nënë surrogate të lindte dy fëmijët e tjerë, Chicago dhe Psalm. Pavarësisht se kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për të, Kim shprehet se ja ka vlejtur gjithçka. “Jam shumë mirënjohëse për fëmijët e mi të bukur, nuk ka rëndësi se si erdhën tek unë, sepse ata erdhën tek unë. Ju jam shumë mirënjohëse nënave surrogate. Jam shumë e lumtur për familjen time. U rrita me shumë motra e vëllezër. Do të kaloja sërish të njëjtat dhimbje për të pasur vogëlushët e mi. Ja ka vlejtur e gjitha”, ka thënë Kim.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtari shqiptar

Është ndarë nga jeta mbrëmë në orët e vona një nga këngëtarët më të njohur në Kosovë, Irfan Blakçori. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur ...

11:19

Kërkimet më të shumta në Google për 2019

Sipas kërkimeve të ‘Google’ për vitin 2019-të rezulton se njerëzit jetojnë për pak dramë. Disa nga kërkimet më të shumta të këtij viti kanë të bëjnë me personaz...

10:42

Dua Lipa publikon albumin e ri

Dua Lipa pothuajse ka përfunduar këngët e albumit të ri i cili publikohet në fillimi të vitit 2020. Albumi i ri i këngëtares shqiptare mban titulli “Future N...

10:24

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI