Flash

Real Madrid, Vinicius mbron veten: "Edhe Sterling pati probleme për të shënuar"

Lapsi.al 12 December 2019
Real Madrid, Vinicius mbron veten: "Edhe Sterling pati probleme për

"Sterling te City kishte gjithashtu vështirësi për të shënuar. Unë u largova nga Brazili shumë herët dhe po punoj shumë për të bërë gjëra të mëdha", kështu e ka mbrojtur Vinicius bilancin e tij në shtypin spanjoll, ai që ka gjetur kohë loje me Real Madrid në javët e fundit, edhe pse duket pas bashkëpatriotit të tij Rodrygo në hierarkinë e sulmuesve. Vinicius është i lumtur për shokun e tij të skuadrës.

"Ne jemi miq. Jam i lumtur, sepse ai po bën shumë mirë". Plani i Vinicius është të qëndrojë në Santiago Bernabeu së bashku me Rodrygo për aq kohë sa të jetë e mundur.

Është sugjeruar që një huazim mund të ndodhë në këtë fazë të zhvillimit të Vinicius, i cili megjithatë mbetet i bindur se mund të gjejë vendin e tij në kryeqytetin Spanjoll, me mbështetjen e Zinedine Zidane. "Unë dua të qëndroj, kurrë nuk kam menduar të largohem nga Real Madrid. Ëndrra ime është që gjithmonë të luaj këtu dhe të bëj histori me klubin".

"Nga sezoni i kaluar me Santiago Solarin tek ai me Zidane, asgjë nuk ka ndryshuar, ajo që ndodh është se ne jemi tani lojtarë më të plotë. Zidane ka mbështetjen e të gjithëve". Real do të rikthehet në aksion në La Liga të dielën për një sfidë të vështirë në Valencia.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI