Flash

Pas Qytetit Studenti e Bujqësorit, edhe konviktet e Mjekësisë në rrezik

Lapsi.al 12 December 2019
Pas Qytetit Studenti e Bujqësorit, edhe konviktet e Mjekësisë

Pas tri godinave në Qytetin Studenti dhe të dhjetë bujtinat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, për të cilat është marrë vendimi për t’u shembur, radhën duket se e kanë konviktet pranë Universitetit të Mjekësisë.

Dy prej tyre rezultojnë të mos e kenë kaluar klasën pas tërmetit që dëmtoi qindra pallate, kryesisht të vjetra, në kryeqytet. Ekspertizat e para janë bërë tashmë, por pa një vendim definitiv nëse këto godina janë apo jo të banueshme. 

Përpara ekspertizës finale, është kërkuar që studentët të zbrazin godinat, me qëllim për të bërë një vlerësim më të detajuar në brendësi. Shqetësimi është bërë publik nga studentët, të cilët kanë paguar për një vit të plotë dhe tashmë duhet të gjejnë mjedise alternative strehimi deri në përfundimi e vitit akademik.

Është kjo arsyeja që, këtë të hënë, ku rinisi mësimi në shkolla e universitete, përfshi dhe Durrësin, Universiteti Mjekësor i Tiranës nuk i hapi dyert për studentët. Edhe pse tashmë UMT do të duhet të dalë me një vendim për rinisjen e mësimit, përfaqësues nga Drejtoria e Rezidencës studentore nr. 2 që menaxhon konviktet në fjalë, thonë se ende nuk është thënë fjala e fundit mbi fatin e godinave, nëse ka vend për t’u riparuar apo do të shemben për t’u ribërë nga e para.

Gjithsesi, drejtoria e konvikteve të Mjekësisë është zotuar të strehojë përkohësisht studentët pranë ambienteve të tjera brenda rezidencës studentore nr. 2, me qëllim që të mos ketë më vonesa në mësime. Kjo qendër ka nën administrim tetë godina, dy prej të cilave, ajo nr. 3 dhe 4 që ndodhen buzë rruge, janë problematike dhe rrezikojnë shembjen.

Të këshilluara

Rama firmos ndryshime në kabinetin qeveritar

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë bërë ndryshime në kabinet. Kështu mësohet se është liruar nga detyra zv.ministri i Arsimit Sportit dhe Rinisë, Redi Shtino...

18:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI