Flash

Ngritja e SPAK ‘shkrin’ Krimet e Rënda, Gent Ibrahimi: Kreu i Prokurorisë së Posaçme do vlerësohet mbi 7 kritere

Lapsi.al 12 December 2019
Ngritja e SPAK ‘shkrin’ Krimet e Rënda, Gent Ibrahimi: Kreu i

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, deklaroi sot  para mediave se me 18 dhjetor, tre kandidatët për kryetarë të SPAK do të zhvillojnë seancën dëgjimore, seancë kjo e cila do të zhvillohet me të njëjtin format ashtu siç u veprua me kandidatët për postin e kryeprokurorit. Kandidatët që kanë shprehur interes për këtë post mjaft të rëndësishëm janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili. Ai pohoi se vlerësimi i kreut të SPAK dhe përzgjedhja e tij do kalojë filtrin me 7 kritere, sa profesionale aq dhe morale.

“Dosjet e tyre janë në këshill. Seancat dëgjimore do të zhvillohen me 18 dhjetor dhe do të jenë publike, besoj do të jetë njësoj si me prokurorët e përgjithshëm. Do t’i vlerësojmë këto kandidatë mbi 7 kritere. Ne kemi marrë një vendim në bllok për këta prokurore kanë shërbyer tek Krimet e Rënda. Me datën 19 do të fillojnë punë  tetë prokurorët që kemi zgjedhur. Kur bëhet fjalë për ristrukturim nuk shohim kërkesat e prokurorëve, por nevojat e sistemit. Nevojat më të mëdha janë më shumë në Tiranë, por edhe në Durrës ka probleme. Problemet në Tiranë janë më të mëdha. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë ligjërisht si prokurori karriere. Jo të gjithë kanë shkuar në SPAK. Në datë 20 nuk do ketë as Gjykatë dhe as Prokurori të Krimeve të Rënda.Vendimet tona hyjnë në fuqi me datën 19″-tha  Ibrahimi.

Gazetarët gjithashtu pyetën kreun KLP-së se cili është roli i ketij institucioni në hetimet mbi banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, Gent Ibrahimin dha këtë përgjigje: “Do ju duhet të mësonin  me ndarjet e reja dhe të përgjegjësive të prokurorisë. Ky këshill është shumë distant me rastin konkret. Ato janë kompetencat e kryeprokurorit”-theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI