Flash

Ligji i Ramës kundër mediave, shqetësim edhe për Komisionin e Helsinkit në Washington

Lapsi.al 12 December 2019
Ligji i Ramës kundër mediave, shqetësim edhe për Komisionin

Paketa anti-shpifje, që ka ngjallur debat në Shqipëri dhe reagime nga organizatat ndërkombëtare, u bë temë diskutimi edhe në Komisionin e Helsinkit në Uashington të mërkurën. Në kushtet kur Shqipëria merr kryesinë e radhës në OSBE në janar, këshilltari i Komisionit të Helsinkit, Bob Hand shprehu nevojën për një autoritet moral dhe në këtë frymë tha se një vullnet për të marrë parasysh kritikat ndaj paketës anti-shpifje do të jenë tregues.

Siç njofton korespondentja e radios amerikane VOA, Keida Kostreci, në diskutimin e Komisionit të Helsinkit, me anëtarët të delegacionit të Shqipërisë, në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, zoti Hand shtroi pyetjen se si ndikojnë ligjet e paketës anti-shpifje tek besueshmëria e saj për të nxitur vendet e tjera që të marrin hapa përpara.

Ditmir Bushati, kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe deputet i Partisë Socialiste tha se e kupton këtë shqetësim.

“I kuptojmë shqetësimet e shprehura nga shoqëria civile dhe përfaqësuesit e medias. I kemi parë dhe ndjekur kritikat jo vetëm nga OSBE-ja, sespe edhe BE-ja ka shprehur kritika lidhur me këto ligje dhe do të doja të shprehja bindjen time se në fund të këtij procesi, një zgjidhje racionale do të triumfojë”.

Qëndrimi i zotit Bushati lë të kuptohet se shumica është e hapur për ndryshime, por qendrimi i derisotëm e Qeverisë lë të kuptohet se ajo nuk po tërhiqet, duke thënë se çështja është tani në Parlament…

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI