Flash

Basha jep alarmin: Shumë familje s’kanë marrë ende asnjë ndihmë! Qeveria bën vetëm show

Lapsi.al 12 December 2019
Basha jep alarmin: Shumë familje s’kanë marrë ende

Lulzim Basha, shkruan në “Facebook” se tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah Shqipërinë e vërtetë, të varfër e të vjedhur, si dhe paaftësinë dhe abuzimin e qeverisë. Sipas kreut të PD, ndonëse kanë kaluar mbi dy javë nga tërmeti shumë familje nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë.

“Është alarmante që ndërkohë që banorët dëshmojnë se “nuk na ka ardhur asnjë ekspert për të vlerësuar nëse banesa është apo jo e banueshme”; “nuk kemi marrë asnjë ndihmë”; “jetojmë në qiell të hapur; “shteti nuk ekziston”, QEVERIA NUK NDËRMERR ASNJË VEPRIM. VETËM SHOË. VETËM BATUTA. VETËM PËRQESHJE ME FATKEQËSINË. Kjo është e papranueshme! Kjo është tallje me qytetarët ndër më të varfërit në Europë”, shkruan ndër të tjera Basha.

Mesazhi i plotë

Tërmeti i 26 nëntorit nxorri në pah Shqipërinë e vërtetë, të varfër dhe të vjedhur, nxorri në pah paaftësinë dhe abuzimet e qeverisë që gjithë vëmendjen ua kishte kushtuar fasadave dhe projekteve me përfitues 10 oligarkë.

Sot ndihet edhe më shumë dështimi i qeverisë për të menaxhuar situatën pas tërmetit e po kështu edhe neglizhenca kriminale pas tërmetit të 21 shtatorit ndaj objekteve të dëmtuara që sollën humbje jetësh njerëzore. Në më shumë se dy javë që nga dita e tërmetit, familje të tëra nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë, edhe në rastet kur kanë qënë me fat, u është dashur të presin me orë të tëra apo të sorollaten nëpër zyra për të marrë “ kuponin”.

Në shumë raste, shpërndarja e ndihmave është bërë në mënyrë selektive për miq e kushërinj dhe me preferenca partiake. Nese nuk do të ishte ndihma e vullnetarëve, mjaft familje nuk do të kishin as buke për fëmijët e tyre.

Shumë familje janë jashtë dhe pa asnjë ndihmë në këtë të ftohtë. Qytetarët thonë se nuk i njohin personat e ngarkuar për situatën, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion për fondet e vëna në dispozicion për emergjencën. Asnjë transparencë, se kur do të nisë rikonstruksioni i banesave të dëmtuara , si do të bëhet, fondet e akorduara, e shumë pyetje të tjera pa përgjigje.

Edhe sot njerëzit janë të paqartë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre. Grupe inspektimit janë kaotike. Për të njëjtin objekt ka inspektime dhe vendime të ndryshme. Për qindra të tjera ska ende as inspektim, as vendim. Banorët jetojnë me ankth për jetën por dhe fatin e shtëpive të tyre, të vetmen gjë që kanë nga puna e një jete.

Sot kemi hyrë në javën e tretë pas tragjedisë së rëndë dhe ende NUK KEMI EVIDENTIMIN E PLOTË të:

•sa banesa janë dëmtuar,

•sa pallate janë shpallur të pabanueshëm,

• sa qytetarë kanë mbetur të pastrehë,

• sa qytetarë janë strehur në hotele dhe sa janë ende në qiell të hapur.

• cila është lista e objekteve të dëmtuara dhe për të cilat deri më tani ka vendim për prishje.

• cilat janë shkollat e dëmtura dhe kur ishin ndërtuar apo rikonstruktuar ato.

Është alarmante që ndërkohë që banorët dëshmojnë se “nuk na ka ardhur asnjë ekspert për të vlerësuar nëse banesa është apo jo e banueshme”; “nuk kemi marrë asnjë ndihmë”; “jetojmë në qiell të hapur; “shteti nuk ekziston”, QEVERIA NUK NDËRMERR ASNJË VEPRIM. VETËM SHOË. VETËM BATUTA. VETËM PËRQESHJE ME FATKEQËSINË. Kjo është e papranueshme! Kjo është tallje me qytetarët ndër më të varfërit në Europë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI