Flash

Valentin Veizi kompozitor i kolonës zanore të "I Love Tropoja"

Lapsi.al 11 December 2019
Valentin Veizi kompozitor i kolonës zanore të "I Love

Para dy ditësh u publikua traileri i filmit “I love Tropoja”, nga Ermal Mamaqi. Filmi pritet të dalë me datë 29 Janar dhe premiera do të mbahet në Pallatin e Kongreseve. Në film luan një kast i mrekullueshëm aktorësh dhe së fundmi Ermali ka zbuluar se kush fshihet pas kolonës zanore të ‘I love tropoja’. Emri është një surprizë e vërtetë! Përmes një postimi të bërë në Instagram, Ermali ka treguar se i madhi Valentin Veizi, ka kompozuar muzikën e filmit dhe se për të ka qenë ëndërr të punonte krah emrave që kanë vënë shtyllën në muzikën shqiptare, ama kurrë nuk e kishte menduar se një ndër kompozitorët më të shquar, do ishte pjesë e filmit të tij.

Valentin Veizi është një ndër kompozitorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ai ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme dhe ka prezantuar Shqipërinë në disa veprimtari ndërkombëtare. Veizi ka fituar vendin e dytë në Festivalin e Këngës me "Erdhi Pranvera" në vitin 1996; në vitin 1998 ka fituar vendin e parë në festivalin ndërkombëtar "Discovery '98" në Vrana të Bullgarisë, dhe vendin e dytë në konkurrimin tjetër "Voice of Asia". Po ashtu ai ka kompozuar këngët e Elsa Lilës me të cilat fitoi per 2 vite rresht festivalin e RTSH-së ne vitet 1996 dhe 1997.

Ermali ka publikuar një foto ku shihet prane Veizit, i cili është afër pianos, dhe ka njoftuar se rregullimet e fundit për muzikën e ‘I love Tropoja’ kanë mbaruar.

"Të punoj me emrat që kanë vënë shtyllat në muzikën shqiptare ka qënë një ëndërr për mua që kur isha në Liceun Artistik. Ama që I Madhi Valentin Veizi, të kompozonte një nga veprat e tij sinfonike më të arrira për filmin tim,kjo është edhe tani që po shkruaj e pabesueshme. Sapo mbaruam rregullimet e fundit për muzikën e filmit I Love Tropoja. Jam i nderuar, i prekur dhe i bekuar nga notat e tua mjeshtër", shkruan Ermali.

Të këshilluara

Ed Sheeran, artisti që kalon çdo parashikim

Ed Sheeran sapo ka arritur një sukses tjetër në karrierën e tij. Këngëtari është shpallur këngëtari më i mirë i dekadës në Britani nga “Official Charts Company”...

11:16

Ditëlindja luksoze e Wanda Nara-s (Foto)

Bashkëshortja e Mauro Ikardit mbahet si “sex symbol“ , dhe një prej grave absolutisht më joshëse të futbollistëve me famë sot. Në përshkrimet që i bëhesh...

15:33

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI