Flash

Tërmeti, Rama jep dekorata për ambasadorët dhe regon çfarë do t'i thotë Zahos për SHBA-në dhe BE-në

Lapsi.al 11 December 2019
Tërmeti, Rama jep dekorata për ambasadorët dhe regon

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të falënderuar ambasadorët e vendeve të huaja në vendin tonë për ndihmën që shtetet e tyre dhanë gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë takimit me ambasadorët, Rama tregoi se çfarë do ti thotë djalit të tij 5-vjeçar, Zahos kur të rritet, kur ky i fundit ta pyesë mbi SHBA-në dhe Bashkimin e Europian.

Kryeministri vuri në pah se si shtetet lanë pas ndasitë dhe përplasjet politike për tu bërë bashkë dhe për të ndihmuar Shqipërinë në ditët më të vështira të saj.

“Por njësoj si dritat e festave të fundvitit edhe kjo mbrëmje nuk mund të mos ndodhte. Në kushtet kur ju të gjithë në këtë kohë kaq dramatike për Shqipërinë jeni ndjerë dhe treguar po aq shqiptarë sa shqiptarët. Përballë gërmadhave dhe lotëve të 26 nëntorit detyra juaj ishte të raportonit atë ditë nga ambasadat tuaja në kryeqytetet respektive. Unë nuk kam ndërmend ti publikoj mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as nuk i ruaj si zakon në ndonjë arkivë.

Por mesazhin e Leylas e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir 5-vjeç, sot Zaho, të rritet dhe pak të bëjë pyetjen e parë për SHBA-të, unë do ti lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikundër me siguri do vijë dita kur im bir do inatoset me BE, kush nuk inatoset me BE, unë do ti tregoj historinë e zbarkimit të trupave të kërkim shpëtimit në mbrëmjen e 26 nëntorit dhe heroizmat me plot kuptimin e fjalës të atyre burrave dhe grave veshur me uniforma të ndryshme, që flisnin gjuhë të ndryshme dhe që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar jetë shqiptare.

Vërtet do të jetë shumë më e lehtë hyrja në historinë në marrëdhëniet me fqinjët rreth e rrotull nesh duke ja nisur jo nga ngatërresa politike apo keqkuptimet historike por nga rrëfimi i nxjerrjes prej gërmadhave pas pothuajse 24 orësh të një djali shqiptar nga trupat fantastike greke të kërkim-shpëtimit apo rrëfimi i një beteje të përbashkët të kërkues-shpëtuesve nga Kosova apo Serbia për të shkëputur nga kthetrat e vdekjes njerëz të zakonshëm të këtij vendi.

Ishte e gjitha një mrekulli, me kalorësit e kërkim shpëtimit italian që gjithë përkushtim krahas atyre turq, i rrethuan gërmadhat e kthyera në kështjella të vdekjes dhe nxorën prej tyre jetë shqiptare.

Po për vëllezërit dhe motrat tona në uniformë nga Kosova me çfarë fjalësh mund të përshkruhen pa e zvogëluar efourinë e rrahjeve të zemrës së mbarë Kosovës gjithçka që u reflektua në gjithë operacionin e tyre të paharrueshëm.”

Të këshilluara

Rama firmos ndryshime në kabinetin qeveritar

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë bërë ndryshime në kabinet. Kështu mësohet se është liruar nga detyra zv.ministri i Arsimit Sportit dhe Rinisë, Redi Shtino...

18:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI