Flash

Presidenca reagon ndaj Dvoranit: Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës nuk presim reflektim. Do bashkëpunojmë me prokurorinë

Lapsi.al 11 December 2019
Presidenca reagon ndaj Dvoranit: Nga një dhunues me dashje i

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi lidhur me deklaratat e sotme të kreut te KED-së, Ardian Dvorani i cili i quajti filma me metrazh të shkurtër apo të gjatë videot e paralajmëruara nga kreu i shtetit.

“Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik. 

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.

Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.” thuhet në reagim.

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani u paraqit sot në prokurorinë e Tiranës ku për më shumë se dy orë dha dëshminë e tij në lidhje me kallëzimin e Kreut të Shtetit. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paditur Dvoranin për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të kompetencave’ në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

Në një prononcim për mediat Dvorani tha se personat që kanë përgjegjësi kushtetuese dhe publike duhet të mos merren me filma me metrazh të shkurtër apo të gjatë, por t’i dërgojnë ato në prokurori.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI