Flash

Kate Middleton i ndalon princit George dhe princeshës këtë veprim

Lapsi.al 11 December 2019
Kate Middleton i ndalon princit George dhe princeshës këtë veprim

Në pamje të parë duket se George dhe Charlotte kanë çdo gjë që një fëmijë, apo edhe i rritur do të dëshironte, e sigurisht që për këtë duhet të falënderojnë edhe fatin e mirë e të qenit pjesë e familjes mbretërore angleze. Por a mund të bëjnë motër e vëlla çdo gjë që duan? Sigurisht që jo. Pak ditë më parë ju njohëm me një fakt tejet interesant, që mbretëresha Elizabeth u kishte ndaluar dy trashëgimtarëve (George i tretI në radhë, kurse Charlotte e katërta) të fronit të hanin patate të skuqura, mami Kate u ka ndaluar kategorikisht të mos marrin pjesë në festat e familjes në orë të vona.

Pak ditë më parë, ajo dhe William morën pjesë në ‘’Royal Variety Performance”, një festë shumë e njohur në nder të tyre, dhe menjëherë sa morën vesh këtë gjë edhe dy fëmijët e parë të çiftit donin t’u bashkoheshin.

George dhe Charlotte e duan shumë kërcimin dhe muzikën dhe donin të ishin patjetër, por mami Kate Middleton as nuk u mundua dy herë që t’u thoshte ‘’Jo”. Sipas një burimi pranë Pallatit të Buckingham-it, dukesha dëshiron që dy fëmijët e saj të rriten sa më ‘’normalë” dhe nuk dëshiron t’u plotësojë të gjitha tekat, aq më tepër që kjo u ishte dukur e papërshtatshme për moshën e tyre.

I njëjti burim citon “ Kate dëshiron t’i mbajë sa më larg presionit mediatik dhe blicit të fotografëve. Ajo i kushton shumë rëndësi edukimit të tyre dhe rritjes së tyre sa më normale. Ata nuk mund të kenë gjithçka dhe ajo kujdeset të mos i llastojë.”

Të këshilluara

Kritika të ashpra për Golden Globes

Pasi Golden Globes publikoi listën me nominimet përkatëse në secilën kategori, nuk munguan kritikat e ashpra në lidhje me faktin se për të shumtën herë, nuk ka ...

18:00

10 kuriozitete rreth Beyonce

Falë intervistës së fundit të titulluar "Ask me Anything", Beyonce tregoi për Elle gjëra që njerëzit nuk i dinin më parë. Përtej çështjeve shumë serioze si mart...

16:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI