Flash

Di Maio takohet me Ramën: Italia është pranë jush, populli shqiptar nuk do të lihet vetëm

Lapsi.al 11 December 2019
Di Maio takohet me Ramën: Italia është pranë jush, populli

Italia mike është krah Shqipërisë jo vetëm në procesin e integrimit në Bashkimin Europian por dhe në këto momente kur vendi ynë po përballet me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio deklaroi se Italia do të ndihmojë Shqipërinë dhe në konferencën e donatorëve.

“BE mund të bëjë më shumë dhe do të bëjë më shumë. Populli shqiptar nuk do të lihet vetëm. Në ditët në vijim Italia në të gjitha takimet do të bëjë të mundur që të japë ndihmesën për ti rikthyer normaliteti. Të bindë KE që ti qëndrojë pranë popullit shqiptar. Do punojmë fuqishëm dhe në konferencën e donatërove. Do vëmë në dispozicon teknikët tanë për të hartuar një vlerësim paraprak për pasojat e tërmetit në mënyrë që konferenca e donatërove të ketë një kuadër të qartë të dëmeve."

Ministri I Jashtëm italian ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare dhe shprehu ngushëllime familjeve që humbën të afërmit nga tërmeti.

“Është një rast dramatik dhe shpreh ngushëllimet e mia familjeve. Italia është këtu, është mik i vërtetë dhe i madh dhe ju gjendet pranë në të gjithë procesin e zgjerimit. Italia këmbëngul për një vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI