Flash

Ambasadori i BE-së dhe SHBA në zyrën e kryeprokurorit të ri

Lapsi.al 11 December 2019
Ambasadori i BE-së dhe SHBA në zyrën e kryeprokurorit të ri

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca së bashku me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Leyla Moses-Ones kanë takuar kryeprokurorin e Përgjithshëm të Sapozgjedhur, Olsian Çelën.

Me anë të një statusi në Twitter, Soreca ka bërë me dije se gjatë takimit janë diskutuar përparsitë në punën e tij. Sipas Sorecës, zgjedhja e Çelës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është një hap me rëndë për reformën në Drejtësi.

“Së bashku me Leyla Ones sot takova Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Cela. Ne diskutuam përparësitë kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë rolin kryesor të hetimeve financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë në pas tërmetit, si dhe fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z.Çela paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimit Europian,”– shkruan Soreca.

Më 5 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Olsian Çelën si kryeprokrurin e ri të vendit. Çela, i njohur gjithashtu si prokurori i dosjeve të nxehta, ka marrë 101 vota pro, ndërsa dy kandidatet e tjera Fatjona Memçaj dhe paraardhësja e tij Arta Marku morën së bashku 19 vota në favor.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI