Flash

9-vjeçari përfundon Bachelor-in dhe është gati për doktoraturën

Lapsi.al 11 December 2019
9-vjeçari përfundon Bachelor-in dhe është gati për

Gjeniu 9-vjeçar nga Belgjika, është larguar nga universiteti për shkak të një mosmarrëveshjeje për datën e diplomimit.

Historia e Laurent u komentua gjatë në mediat botërore, pasi u tha se do të ndiqte studimet për inxhinieri elektrike në Eindhoven University of Technology (TUE) në Hollandë. Tani, familja e Laurent-it dhe TUE kanë pasur një mosmarrëveshje në lidhje me përfundimin e studimeve Bachelor. TUE u shpreh se kishin planifikuar që 9-vjeçari të përfundonte studimet aty nga mesi i vitit 2020, për shkak të provimeve që duhet të japë.

Familja e Laurent-it i sugjeroi universitetit që djali të përfundonte studimet Bachelor brenda dhjetë muajve, kur në fakt normalisht studimi zgjat tre vjet. Çifti Simons vendosi që ta largonte vogëlushin nga TUE pasi thuhet se 9-vjeçari ka marrë një ofertë për doktoraturë në një universitet të Shteteve të Bashkuara. I ati tha për CNN se masa e TUE për të zgjatur studimet është një mënyrë për të mos lejuar kalimin e 9-vjeçarit në një universitet tjetër. “Mënyra si po e trajtojnë nuk është e saktë,” tha babai i gjeniut. “Laurent nuk është pronë e tyre.”

Si përgjigje, një zëdhënës i TUE tha: “Ne kurrë nuk përpiqemi t’i mbajmë studentët te vetja.”

  Përsa i përket talentit të tij, prindërit e Laurent-it, Lydia dhe Alexander Simons, mendonin se gjyshërit e ekzagjeronin kur thonin se djali është shumë i zgjuar. Për fat të mirë, talentin e tij e vunë re edhe mësuesit. “Vunë re diçka të veçantë te Laurent,” tha Lydia për CNN në mes të nëntorit.

Të këshilluara

10 kuriozitete rreth Beyonce

Falë intervistës së fundit të titulluar "Ask me Anything", Beyonce tregoi për Elle gjëra që njerëzit nuk i dinin më parë. Përtej çështjeve shumë serioze si mart...

16:12

Ndërron jetë aktori me famë botërore

Aktori i njohur  Philip McKeon, ka ndërruar jetë ditën e djeshme, pas luftës së gjatë me një sëmundje që nuk është  bërë ende e ditur.Ai vdiq në moshën 55-vjeça...

13:46

Dafina Duti bëhet nënë për herë të dytë

Në shtator të këtij viti, këngëtarja Dafina Duti tregoi për here të parë se ishte në pritje të ëmbël. Këngëtarja u shpreh e emocionuar se nga martesa e saj e dy...

12:32

Ed Sheeran, artisti që kalon çdo parashikim

Ed Sheeran sapo ka arritur një sukses tjetër në karrierën e tij. Këngëtari është shpallur këngëtari më i mirë i dekadës në Britani nga “Official Charts Company”...

11:16

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI