Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Sekuestrohet gomonia me 334 kg drogë në Brindizi, çfarë thotë policia shqiptare

Lapsi.al 10 December 2019
Sekuestrohet gomonia me 334 kg drogë në Brindizi, çfarë

Në brigjet e Brindizit u sekuestruan sot 334 kg drogë në një gomone, ndërsa në pranga ra një skafist shqiptar, dhe policia shqiptare ka reaguar duke thënë se ky ishte një aksion i përbashkët mes strukturave të Guardia di Finanza-s, dhe Policisë Shqiptare.

Gjatë patrullimit të përbashkët në ujërat shqiptare fillimisht dhe vijimit të patrullimeve nga ana e palës italiane në afërsi të brigjeve të Brindizit, njësitë e Guardia-s kanë pikasur një mjet detar, gomone. Kjo e fundit ka ngjallur dyshime për shkak të vendndodhjes. Mjeti lundrues është shoqëruar në port dhe gjatë kontrollit, në një hapësirë të maskuar, janë zbuluar 186 pako të mbështjella, në të cilat ishte fshehur lënda narkotike, e cila përllogaritet të nxirrte rreth 4 milion euro në tregun e paligjshëm.

Të njëjtat burime sqarojnë se skafisti, shtetasi shqiptar F. I., 32 vjeç është arrestuar në vendngjarje dhe njëherësh janë kryer procedurat e sekuestrimit të mjetit dhe provave të tjera materiale.

Mjeti lundrues ishte rreth 5 metra i gjatë, me një motor të jashtëm mjaft të fuqishëm.

Operacioni Aero-naval që u zhvillua ditën e djeshme konfirmon efikasitetin e kontrollit detar që ushtrohet nga Guardia di Finanza për të luftuar trafiqet e paligjshme që tentojnë të hyjnë drejt BE-së, sinergjinë me strukturat e Frontex-it, si dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe të konsoliduar tashmë me autoritetet e Policisë së Shtetit edhe nëpërmjet zyrave ndërlidhëse në Bari e Durrës.

 

78770107 2604785743141114 4041406432732512256 N

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI