Flash

Robert Berisha: Dashnoret janë në modë

Lapsi.al 10 December 2019
Robert Berisha: Dashnoret janë në modë

Këngëtari Robert Berisha ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, ku ka folur edhe njëherë për divorcin e tij nga Nora, si dhe marrëdhënien që të dy ruajnë me njëri-tjetrin. Roberti tregoi edhe njëherë se vazhdon të ketë shumë respekt për Norën, si dhe nuk la pa përmendur faktin që ata janë në pauzë dhe të ardhmes nuk i dihet. Mirëpo, këngëtari ka habitur me deklaratën e tij teksa tregoi për këngën e re të cilën do ta publikojë këtë muaj.

“Është një këngë shumë e bukur me një tekst shumë interesant. Këtu në Shqipëri ju i thoni ‘dashnore’ të dashurës ndërsa në Kosovë e dashura është e dashur. Kur dëgjova demon e këngës pyeta po pse dashnore.

‘Jam i ulur në një tavolinë dhe po e pi unë një gotë raki, po mendoj për dashnoren time, m’ka marr malli me ja pa dy sytë e zi’m kështu është teksti. Edhe është shumë “in” për ta bërë si këngë se nuk e besoj që ka shqiptar që nuk ka dashnore.”

I pyetur nga Bieta se në cilin kuptim ishte përdorur fjala “dashnore” të Shqipërisë apo të Kosovës, Roberti tregoi:

“Sidomos pas tërmetit që më vjen keq që po e hapim këtë temë, jemi një Kosovë Shqipëri. Si në Kosovë, si në Shqipëri, kjo puna e dashnoreve është shumë në modë dhe besoj që ka për t’ju pëlqyer kënga ime. Gruaja ka vendin e vetë në shtëpi, po edhe dashnores është mirë t’i dedikosh këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë diku të përmenden.

Të dashur unë nuk kam. Kjo këngë është për të gjithë ata që kanë të dashura përveç grave. Hallal iu qoftë, si e menaxhojnë këtë punë! Për Zotin po! Dedikim apostafat për të gjithë burrat që kanë dashnore.”- sqaroi në fund ai.

Të këshilluara

Kim kërcënon motrën e saj publikisht

Kim Kardashian ka kërcënuar Kourtney se do e përjashtojë nga ‘Keeping Up With The Kardashians’, pasi ajo refuzon të flasë për jetën e saj përpara kamerave. S...

11:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI